Politike

PS e kalon buxhetin në kohë rekord, për 7 minuta

Mes kaosit të flakadanëve dhe karrigeve mbi foltore, Kuvendi ka kaluar në vetëm 7 minuta paketën fiskale dhe votimin nen për nen të buxhetit. Deputetët e PD u futën herët këtë të enjte në sallën e Kuvendit dhe si zakonisht janë përplasur me oficerët e Gardës. Kjo situatë në sallën e Kuvendit po ndodh prej javësh, teksa përfaqësuesit e Partisë Demokratike vendosin karriget mbi njëra-tjetrën pranë foltores, kanë ndezur flakadanë e zjarr brenda sallës. Kjo normalisht, duket se i shkon për shtat edhe mazhorancës, e cila ka miratuar pa debati buxhetin e vitit 2024, pa dhënë fare llogari dhe shpjegime. Falë “revolucionarëve” të Berishës, kuptohet, të cilët në vend që t’i kërkonin llogari Ramës për buxhetin, kanë javë të tëra që përleshen me gardistët. A thua se janë zgjedhur në Parlament për t’u zënë dhe jo për të kërkuar llogari për ligjet dhe buxhetin. Qytetarët ndërkohë, nuk morën vesh asgjë për buxhetin e vitit 2024, as nëse na kanë rritur taksat, as si do menaxhohen lekët, as se ku do të shpenzohen paratë e buxhetit.

TRENDING

Exit mobile version