Politike

PS fiton në tre bashki, Tepelenë, Këlcyrë, dhe Delvinë

Ka përfunduar procesi i votimit në Bashkinë e Tepelenës. Janë numëruar 22 qendrat e votimit dhe rezultati është më shumë se bindës për Partinë Socialiste dhe kandidatin e saj, Tërmet Peçin .

Peçi ka marrë 4088 vota, ose 82.67% , ndërsa pas tij vjen me diferencë të thellë  kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë Baftjar Imeri i cili ka marrë 511 vota, ose 10.33 % dhe i treti është kandidati i Partisë Demokratike, Sokol Guga që ka marrë 346 vota, ose 7%.

Gjithashtu PS ka fituar edhe bashkinë e Delvinës.

Kryebashkiaku i ri Besmir Veliu mori 3103 vota, kurse Ilir Mehmeti siguroi 1843 vota.

Partia Socialiste ka fituar edhe në Bashkinë e Këlcyrës.

Kandidati i saj, Klement Ndoni arriti të sigurojë 2018 vota, duke lënë pas rivalin e “Bashkë Fitojmë” Arjan Kasaj me 1936 vota.

TRENDING

Exit mobile version