Lifestyle

Pse duhanpirja pasive rrit mundësinë e atakut në zemër

Duhanpirja pasive ka të bëjë me kontaktin indirekt me tymin e një cigareje të ndezur nga një duhanpirës pranë jush.

Tymi i lëshuar përmban më shumë se 7,000 substanca kimike.

Qindra prej tyre janë toksike dhe të paktën 70 syresh shkaktojnë dëmtim të qelizave.

Ndikimet negative në shëndet nga duhanpirja pasive përfshijnë: Infeksion veshi tek fëmijët, sëmundje zemre dhe të mushkërisë tek njerëzit që nuk kanë pirë kurrë duhan.

Ekspozimi ndaj tymit të duhanit është një faktor rreziku për atakun në zemër.

Nuhatja e tymit të lëshuar nga një cigare e ndezur i trash rruazat e kuqe të gjakut dhe nxit shfaqjen e trombozës.

Bllokimi i enëve të gjakut shkakton ishemi ose atak në zemër.

Duhanpirja pasive gjithashtu vështirëson zgjerimin e arterieve që nxit sëmundjet kardiovaskulare.

Substancat kimike tek tymi i duhanit irriton shtresat e arterieve dhe shkakton ënjtjen e tyre.

Një inflamacion i tillë rrit rrezikun e dhimbjeve të kraharorit si pasojë e zemrës dhe mundësisë për atak.

Studimet kanë konfirmuar se shanset për atak në zemër janë në ulje në vendet ku ndalohet duhani.

Nëse dëshironi të shmangni duhanpirjen pasive atëherë duhet që të: Shmangni vendet ku pihet duhan, shpjegoni duhanpirësve dëmin që po ju shkaktojnë ju dhe të tjerëve, inkurajoni duhanpirësit që të lënë duhanin.

Është shumë e rëndësishme që të shmangni duhanpirjen pasive nëse keni pësuar një atak në zemër ose jeni diagnostikuar me një sëmundje kardiovaskulare.

Nëse jeni duhanpirës, mënyra më e mirë për të ulur rrezikun e atakut në zemër, është të hiqni dorë totalisht prej tij.

TRENDING

Exit mobile version