Shkrime

Pse hija e Millosheviçit ka filluar të shfaqet sërish në Serbi

Serbi ka një veti të veçantë të kthimit të së shkuarës në të ardhmen. Dikush do të mendonte se vendi ka lëvizur prej kohësh nga nivelet më të ulëta të viteve 1990. Mirëpo, të paktën tek disa serb ndjehet se ora është kthyer pas në epokën e ish-presidentit dhe të fortit Slobodan Millosheviç. Fakti i parë që e vërteton një kthim të tillë janë, tabloidet e kudogjendura dhe kanalet televizive të njohura, të cilat pompojnë tituj të çuditshëm, si lufta është kthyer në ish-Jugosllavi. Serbia ende po lufton betejat e djeshme kundër shqiptarëve të Kosovës, boshnjakëve dhe, herë pas here, Kroacisë apo vendeve të tjera fqinje. Fakti i dytë, se Perëndimi perfid është pa dyshim bashkëpunëtor, duke ndihmuar dhe nxitur armiqtë e huaj dhe kolumnistët e pestë në Beograd me të njëjtën dëshirë. Aq shumë sa presidenti serb Aleksander Vuçiç insinoioi, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe lokale të 17 dhjetorit, se “një vend i rëndësishëm” kishte ndërhyrë “në mënyrën më brutale” në votim (një referencë e fshehtë kjo për Gjermaninë). Kryeministrja Ana Brnabiç nga ana tjetër, duke folur për protestat e opozitës kundër parregullsive zgjedhore, falënderoi shërbimet ruse të sigurisë për paralajmërimin e qeverisë për “atë që po përgatitej në Beograd”. Për opozitën e vjedhur dhe manipuluar, goditja e ashpër e policisë në një tubim të 24 dhjetorit padyshim që sjell ndermend sjelljen e Millosheviçit. Në rastet e mëparshme, BE-ja ndoshta do të kishte preferuar të shfaqej neutrale. Simpatitë e zyrtarëve të Brukselit mund të kenë qenë me opozitën demokratike, por zgjidhja e një ane haptazi do të ishte e pakëndshme. Vuçiç është sfidues për BE-në si partner, jo më pak në negociatat e ndërlikuara me Kosovën. Qeveria serbe ka vënë në shënjestër BE-në, duke e akuzuar atë për një fushatë destabilizimi. Më 8 janar, Peter Stano, zëdhënësi i Komisionit Evropian, dënoi pretendime të tilla , duke i krahasuar ato me propagandën ruse. Ka pasur kritika edhe nga një anëtar socialdemokrat i Bundestagut gjerman, me kabinetin e koalicionit në Berlin që pritet të ashpërsojë retorikën. Lufta e fjalëve mund të përshkallëzohet më tej – veçanërisht nëse zyrtarët serbë vazhdojnë t’i bëjnë elozhe Rusisë. Opozita serbe sigurisht që do të dëshironte ndryshimin e tonit në Bruksel dhe kryeqytetet kyçe të BE-së, teksa Marinika Tepiç, e cila për pak kohë hyri në grevë urie, dhe është bërë fytyra e trazirave anti-Vuçiç . Në vitin 2019, Freedom House e riklasifikoi Serbinë si “pjesërisht të lirë”, një regjim “hibrid”, në krahasim me demokracinë e pakonsoliduar. Lajmi i mirë është se Serbia ka ende shumë demokratë që e shohin BE-në si aleate. Lajmi i keq, megjithatë, është se brenda vendit ata nuk kanë asgjë në dorën. Gjëja më e madhe për të cilën mund të shpresonin është marrja e Beogradit qe do ishte një sukses që opozita anti-Milosheviç e arriti edhe në nëntor te vitit 1996.

 

 

TRENDING

Exit mobile version