Politike

Pse Ilir Meta është “zhdukur” nga daljet mediatike?

Kreu i Partisë së Lirisë, ka folur për zhvillimet e fundit politike.

I ftuar në një intervistë në News24 në rubrikën “Opinion”, Meta nuk ka mundur t’i shpëtojë as pyetjes, se cila është arsyeja që kohët e fundit është shfaqur më pak në dalje mediatike.

Meta tha se kjo ka ndodhur për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, dhe sapo të rikuperohet do të rikthehet sërish.

“Jam këshilluar nga mjekët të qëndroj sa më larg të jetë e mundur ambienteve të mëparshme dhe toksike, deri në një moment rikuperimi të plotë, i cili po ndodh”, tha ai.

TRENDING

Exit mobile version