Lifestyle

Pse nuk duhet t’i shtrydhni puçrrat në këtë pjesë të fytyrës, ja rreziku që ju kanoset

“Trekëndëshi i vdekjes” është një zonë rreziku në fytyrën tuaj ku nuk duhet t’i shtypni kurrë puçrrat, pasi pasojat mund të jenë serioze. Përfshin gojën, hundën dhe hapësirën e vogël midis syve. Sipas një artikulli të botuar në revistën Men’s Health, shtrydhja e puçrrave në këtë zonë shkakton më shumë sesa disa shenja.

“Të gjitha venat nën trekëndëshin e vdekjes mund të çojnë në sinusin shpellor, i cili ndodhet në tru”, thuhet në artikull. Joshua Zeichner, një dermatolog në New York thotë se një puçërr e shtrydhur me duar të papastra mund të shkaktojë infeksion, i cili mund të depërtojë në gjak duke arritur drejt sinusit apo dhe të gjitha organet e tjera të trupit.

Zona e trekëndëshit të fytyrës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version