Shkrime

Pse Putin do me çdo kusht luftë në Ballkan

Nga Enver Bytyçi

Profesori dhe doktori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Enver Bytyçi, në një prononcim ka folur për rolin e Rusisë dhe përpjekjet e Vladimir Putinit për të nxitur një konflikt të ri në Ballkan.

“Historia e politikave strategjike dhe gjeopolitike të Rusisë në Ballkan na mëson se dikur Petersburgu dhe prej më shumë se një shekull, Moska, kanë shënjstruar si pikë strategjike të ndikimit të tyre pikërisht Ballkanin. Dy kanë qenë shtyllat e përçimit të energjisë ruse në rajonin tonë. E para lidhet me origjinën sllave të shumicës së popullsisë ballkanike. E dyta lidhet me përkatësinë religjioze ortodokse të të gjithë sllavëve të Ballkanit plus grekëve. Por pas Luftës së Dytë Botërore, si rezultat i krijimit të lidhjeve greke me Perëndimin, sidomos Britaninë e Madhe, ndikimi i religjionit është dobësuar disi” – eshte shprehur Bytyçi. Sipas tij, Vladimir Putin është ndër të paktët udhëheqës rusë që ndjek me fanatizëm vijën tradicionale të carëve dhe liderëve bolshevikë komunistë të bazuar në përkatësinë e kulturës sllave dhe ortodokse.

“Aleksandër Dugin është ideologu i politikave të Vladimir Putin. Ai ka hartuar një projekt doktrinar e ideologjik të kohës së sotme, me të cilin Ballkanin e banuar prej sllavëve e vendos në qendër të influencave ruse e madje të asocuar me “Botën ruse” – ka deklaruar Bytyçi.

Sipas tij, ambicia kryesore është që Rusia të ketë një dalje në Adriatik. Pra të ketë një ose dy hapësira portuale detare përballë Evropës Perëndimore. Këto Rusia do ti përdor më së shumti për diversion suhtarak. Për të ngritur baza ushtarake. Ndoshta dhe me armë bërthamore. Jo më kot në vitin 2015 ndodhi horrori i tentativës për vrasje e masakër kundër Milo Gjukanoviçit në fushatën elektorale për zgjedhjet presidenciale e parlamentare. Ishin agjentët rusë ata që drejtuan operacionin e asaj kohe të terrorit” – theksoi profesori i njohur, duke shtuar se “ndërkaq në Serbi, në Mal të Zi dhe në Bosnjë-Hercegovinë janë politikanë të njohur, të deklaruar si aleatë të ngushtë të Rusisë” dhe se “Aktiviteti agresiv i shërbimeve sekrete ruse në Ballkan ushqehet, mbahet gjallë dhe zhvillohet përmes kanaleve serbe – Milorad Dodik, Aleksandër Vulin, Ivica Daçic e të tjerë liderë dhe autoritete serbe qe janë të deklaruar hapur pro “Botës Ruse”.

Siç tha Bytyçi, ka edhe disa politikanë shqiptarë në shërbimet që ata u bëjnë fshehtas shërbimeve sekrete në Serbi dhe në Rusi.

“Përpjekjet e Perëndimit, përkatësisht SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe BE-së për të zëvendësuar rolin e Rusisë në Ballkan ndeshin në një rezistencë të modelit të kohës së Milosheviçit në Serbi e akoma më shumë në Republikës Srpska, te partitë politike pro-serbe e pro-ruse në Mal të Zi e në Kosovë, si dhe të politikanë të caktuar maqedonas në Shkup. Kjo është e njohur. E panjohur është se sa janë implikuar disa politikanë shqiptarë në shërbimet që ata u bëjnë fshehtas shërbimeve sekrete në Serbi dhe në Rusi. Po të ndjekësh lajmet e disa mediave në Shqipëri, sheh në përditshmëri se çdo ditë lajmi i parë atakon Albin Kurtin” – deklaroi Bytyçi.

Ai gjithashtu potencoi se strehë e televizioneve pro-qeveritare janë bërë analistë dhe opinionistë pro-serbë.

“Nuk ka njeri që nuk i dallon nuancat pro-ruse dhe pro-serbe në lajmet e disa TV-ve. Kjo sepse kësisoj janë këshilluar ose urdhëruar të bëjnë nga padronët e politikës. Ndoshta edhe nga shërbimet sekrete. Strehë e televizioneve pro-qeveritare janë bërë analistë dhe opinionistë pro-serbë. Tani ka një gjë: – Ose zoti Kurti, i cili kundërshton ndikimin rus e serb në Kosovë bën lojë, ose këta që i kundërvihen Kurtit dhe ushqejnë simpati për lëvizjet anti-Kosovë të Aleksandër Vuçic e të Edi Ramës janë pro-serbë e pro-rusë! Publiku është i aftë të gjykojë dhe arsyetojë. Të shohë dhe të nuhasë se cila është e vërteta. Për mua, ata që bëhen palë me politikat e Beogradit kundër qeverisë së Kosovës janë pro-serbë, për pasojë edhe pro-rusë! Pro-rusët dallohen edhe nga një formë tjetër paraqitjeje. Ata këto kohë favorizohen në ekrane, sepse dalin e thonë se “Ukraina e ka humbur luftën kundër Rusisë”! Eshtë kjo një përpjekje për të kapitulluar para Rusisë dhe Vladimir Putin” – potencoi profesor, doktor Enver Bytyçi.

TRENDING

Exit mobile version