Aktualitet

Pse u vra Edmond Mustafa nga banda ku ai bënte pjesë ?

Vrasja e 29-vjeçarit Edmond Mustafa lidhet me përplasjest mes bandave në vendin fqinj. Gjithashtu në lidhje me këtë vrasje u arresta 27-vjeçari Dino Ibrahimoviç.

Mustafa konsiderohej pjesëtar i klanit të Tivarit për gati një dekadë, dhe ky klan udhëhiqëj nga Alan Kozharini tashmë i vdekur, i cili gjatë luftës së klaneve malazeze u bashkua me klanin Skaljar. Sipas policisë pas vdekjes së Alan Kozharit në verën e vitit 2020, Mustafa ka ndërruar anë duke dalë nga grupi Skaljar.

Mustafa prej vitesh në rrjetet sociale ka bërë të ditur se e di kush ka porositur dhe kryer 11 vrasje, në të cilat ka pohuar se ka marrë pjesë edhe vetë.

Shqiptari u ekzekutua me armë zjarri në qytetin e Tivarit paraditen e të martës nga një pjesëtar i bandës ku ai bënte pjesë. Autori Dino Ibrahimoviç u largua fillimisht me skuter, por u kap disa orë më vonë nga policia.

TRENDING

Exit mobile version