NTV
No Result
View All Result
17/02/2021 , 19:42
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
17/02/2021 , 19:42
NTV
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Psikologia e njohur: “6 fëmijë kanë humbur jetën nga Covid” – Shkollat ndikojnë në përhapjen e virusit

by Kasaj
11/02/2021 , 9:23
Psikologia e njohur: “6 fëmijë kanë humbur jetën nga Covid” – Shkollat ndikojnë në përhapjen e virusit
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ditët e fundit shifrat e të infektuarve me koronavirus po rriten dhe situata mund të dalë jashtë kontrollit.

Ndërkohë, disa qytetarë janë akoma skeptikë për ekzistencën e virusit ose për rrezikshmërinë e tij dhe i neglizhojnë këshillat e ekspertëve.

Në botë janë bërë edhe studime lidhur me kundërshtimin e maskës dhe këtë gjë e cilësojnë si një çrregullim të personalitetit anti-social.

Psikologia e njohur klinike, Jorida Rustemi ishte e ftuar sot në “Wake Up”, ku theksoi se edhe pse rreziku ndaj virusit është i madh, njerëzit hezitojnë të mbajnë maskën.

“Për arsye të ndryshme, njerëzit e kanë të vështirë të respektojnë masat dhe gjëja shkon deri diku në variantin e paketës. Nëse toleron diçka, nëse nuk e ke zbatuar rregullin diku, vijon të mos e zbatosh atë.

Është efekt zinxhirë. Gjatë kohës së karantinës ne ishim më të bindur, u punua që të bindeshim më shumë për të zbatuar rregullat dhe njerëzit ishin më shumë bashkëpunues. Kjo, pasi situata ishte e panjohur, gjithçka ndryshonte me ditë”, tha ajo.

Më tej, Rustemi shtoi: “Aktualisht që flasim, një pjesë e konsiderueshme e njerëzve e kanë kaluar Covid, po e kalojnë ose minimalisht njohin një person që e ka kaluar. Ka disa që kanë pasur disa humbje brenda familjes.

Situata tek ne ka qenë deri diku e paqëndrueshme dhe e paqartë te njerëzit. Unë ndaj qëndrimin shumë të fortë se shkollat janë ndër arsyet kryesore që ndikojnë në përhapjen e virusit, sepse sado kujdes të bëjë një person, nëse ka një fëmijë në shkollë, edhe me masat që mund të merren, probabiliteti që fëmija të mund të ruhet prej natyrës së tij, është i vogël.

Fëmijët do të jenë përcjellës të infeksionit në familje. Në fakt ne kemi pasoja, kemi 6 fëmijë që kanë humbur jetën nga Covid”.

 

Related Posts

“Newborn” vishet ndryshe për 13-vjetorin e Pavarësisë, ky është mesazhi që fshihet pas monumentit
Aktualitet

“Newborn” vishet ndryshe për 13-vjetorin e Pavarësisë, ky është mesazhi që fshihet pas monumentit

17/02/2021 , 19:30
Mungon prej tre ditësh në emision, Erjona Rusi: Bëra tamponin dhe nuk jam me COVID, por…
Aktualitet

Mungon prej tre ditësh në emision, Erjona Rusi: Bëra tamponin dhe nuk jam me COVID, por…

17/02/2021 , 18:09
Numër i lartë viktimash/ 12 pacientë të tjerë rrezikojnë vdekjen nga Covid, 37 në terapi intensive
Aktualitet

Numër i lartë viktimash/ 12 pacientë të tjerë rrezikojnë vdekjen nga Covid, 37 në terapi intensive

17/02/2021 , 17:54

Recent Posts

  • I shkoi 2 orë me vonesë në takim/ Riniani nxehet me Jasminën: Ça bën kështu? Nëse s’ke interes…
  • “E tradhtova 3 herë deri sa më tha…”/ Riniani zbulon nga lidhja e tij me ish-të dashurën
  • “Newborn” vishet ndryshe për 13-vjetorin e Pavarësisë, ky është mesazhi që fshihet pas monumentit
  • Për kë bëhet fjalë? Ardit Gjebrea me Covid-19, kjo është treshja që do të moderojë “Të Dielën Shqiptare”
  • Një tjetër strukturë! Alketa Vejsiu zbulon si do të jetë “Love Story 2”

Kategorite

  • Aktualitet (1,831)
  • Bota (1,824)
  • DOSSIER (13)
  • Ekonomi (229)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (114)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (285)
  • Kronike (597)
  • kryesore (1)
  • Kulture (55)
  • LAJMI I FUNDIT (95)
  • Lifestyle (593)
  • MEMORIE (26)
  • Moti (112)
  • OPINION (40)
  • Pinknews (1,126)
  • Politike (727)
  • Rajon (164)
  • REAGIM (110)
  • Shendeti (411)
  • Shkrime (14)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (72)
  • Sport (367)
  • Videonews (349)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*Duke u regjistruar ne kete website pranoni Kushtet dhe Politikat e Privacise
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!