17/06/2021 , 1:21

Publikoi tezën e provimit të Maturës, Ndiçim Mehmeti tregon se si i fusin maturantët telefonat në klasë: I fshehin te atletet

Partia Demokratike ka reaguar me daljen e testit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë së Maturës. Në rrjetet sociale ka qarkulluar testi në fjapë përpara nisjes së provimit të Maturës Shtetërore.

Për këtë ka reaguar përfaqësuesi i PD-së, Ndriçim Mehmeti, i cili mbulon çështjet e arsimit në partinë më të madhe të opozitës.

“Nuk heqim dorë nga tradita e mirë e daljes, shpërndarjes dhe zgjidhjes së testit në kohën e duhur. Që në orën 10.00 testi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë ka marrë rrugët nga shkollat në tryezat e kafeneve për zgjidhje dhe dorëzim përgjigjesh në kohën e duhur.  E kam të qartë që fajin e ka opozita, se ka brenda ata të FRPD dhe mësues të djathte që duan t’i nxijnë faqen arsimit Rilindas. Ky është një mirë administrim i ç’organizuar me sukses nga Ministria e Arsimit. Mos e kërkoni fajin askund veç paaftësisë tuaj. Suksese ne jete zysh Kushi”, shkruan Mehmeti.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin