Politike

Punët e errëta të qeverisë/ Gjokutaj: Investigimi i RAI 3 e nxjerr Ramën në anën e krimit

Avokati Genc Gjokutaj ka analizuar investigimin e RAI 3 për lidhjet dhe punët e errëta të qeverisë shqiptare me mafian italiane dhe jo vetëm.

Gjokutaj shprehet se investigimi italian nis dhe mbaron me Edi Ramën, duke e nxjerrë përgjegjës për gjithçka që ka ndodhur në Shqipëri gjatë pushtetit të tij. Ai shton më tej se ky emision çjerr të gjithë demagogjinë e Ramës për përgjegjësinë individuale.

‘Don Agaçio, ka qenë refren i opozitës në të gjitha fjalimet dhe ky titull simbolizon pikërisht këtë që u tha.

Flitet për një rrethanë të caktuar, dhe sa afera të tjera në atë pozicion si sekretar i Përgjithshëm të qeverisë.

Ky emision është një moviolë e të gjithë krimit shtetëror në Shqipëri, i lidhur me mafian italiane.

Ky emision po ta shikon fillon dhe mbaron me ‘gjithmonë ai’, Edi Ramën. Ky emision e nxjerr në anën e krimit dhe jo anën e shtetit.

Rama në goditje të prokurorëve që kanë  hetuar dhe kanë tentuar të hapin petët e lakrorit dhe në bashkëpunim me mafiozët.

Ky emision çjerr të gjithë demagogjinë e Ramës për përgjegjësinë individuale.

E gjithë mbrojtja që bën Rama është se hanë fruta pas kurrizit tim dhe është përgjegjësi individuale. Nuk është përgjegjësi individuale.

Nuk është përgjegjësi individuale, por është përgjegjësi e Edi Ramës, kryeministri i Shqipërisë dhe Engjëll Agaçi, se këta të dy janë në kryeministri.

Agaçi është më i rëndësishëm se sa zv/kryeministri’, tha Gjokutaj.

TRENDING

Exit mobile version