Aktualitet

“Punon për shërbimet sekrete”, shpërthimi me tritol në Vlorë/ Djali i 69-vjeçarit ka dhënë detaje mbi një çështje delikate

Gazetari i Ora News në Vlorë Edi Ruçi zbulon detaje të reja nga shpërthimi me tritol në banesën e 69-vjeçarit Tahsim Banushaj.

Burime nga Policia bëjnë me dije se, një prej djemve të 69-vjeçarit punon për Shërbimin Informativ Shtetëror dhe dyshohet se ka dhënë detaje mbi një çështje shumë delikate.

Më herët, në një intervistë për Ora News, Banushaj u shpreh se, nuk ka konflikt me asnjë person, ndërsa fëmijët e tij i quajti “modelë”.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm, në orën 03:16, në lagjen “Hajro Çakërri” në qytetin e Vlorës.

Sipas asaj që njofton Policia, një sasi e vogël lëndë plasëse ka shpërthyer në pjesën e pasme të banesës.

Njoftimi i Policisë për ngjarjen:

Më datë 30.10.2020, rreth orës 03:16, në lagjen Hajro Çakërri, Vlorë, në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit Xh.B., 69 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit“.

rtv ora/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version