Connect with us

Sport

Pushimet perrallore te Messit e Fabregas…

Published

on

Të dy janë miq të ngushtë, brenda dhe jashtë fushës, dhe kanë përfituar nga pushimet verore për të shijuar ishullin e Ibizas pikërisht në zonën e Cala Xarraca. Për këtë rast, të dy zgjodhën “Villa de Sa Ferradura”, një rezidencë luksoze me pamje nga deti, duke përfshirë, ndër të tjera, një palestër dhe një pishinë mbi 20 metra. Të dy do të shpenzojnë nga 300 mijë euro për një javë. Shumë shtrenjtë? Jo, për një lojtar si Messi, është si të shpenzojë një njeri i zakonshëm për një kruajtëse dhëmbësh./supersport.

NTV Televizion

Sport

Martinez firmosi kontratën me Atletico, por çfarë ndodh

Published

on

By

Lautaro Martinez sot është një nga lojtarët kryesorë të Interit, por një prapaskenë e pazbuluar më parë ka ndodhur në vitin 2017.

Ai firmosi kontratën e tij me Atletico Madrid, madje kishte kaluar edhe vizitat mjekësore. Por e papritura ndodh në momentin e fundit, Interi shfaqet në skenë dhe Lautaro ndryshon mendjen.

“El Toro” është duke bërë emër të madh në historinë e sulmuesve të Interit dhe ai nuk është menduar që ka zgjedhur Interin në sekondën e fundit.

Continue Reading

Sport

Operacioni i transferimit të De Ligt

Published

on

By

Juventusi po mendon për transferimin e Christian Pulisic nga Chelsea. Sulmuesi anësor është shumë pranë largimit dhe bardhezinjtë e pëlqejnë.

Në mediat italiane ka edhe një skenar për këtë operacion në merkato. Londinezët synojnë transferimin e Matthijs De Ligt nga Juventusi për mbrojtjen.

Kështu Pulisic mund të përfshihet në këtë marrëveshje dhe palët të plotësojnë kështu nevojat e tyre për të plotësuar organikën me lojtarë cilësësorë.

Continue Reading

Sport

Zaniolo me çmimin e ri bëhet i paprekshëm

Published

on

By

Roma ka vendosur çmim të ri për Nicolo Zaniolon, që vlerësohet me 80 milionë euro. Juventusi tani nuk do ta ketë të lehtë ta transferojë sulmuesin.

Fillimisht raportohej se Roma e hiqte për 60 milionë euro. Bardhezinjtë kishin ofruar 25 milionë euro dhe dy futbollistë.

Mesfushorët Weston Mckennie dhe braziliani Arthur ofrohen në këmbim të Zaniolo dhe Romës ata mund t’i bënin punë.

Continue Reading

Sport

Origi, ‘goditja’ e parë e Milanit

Published

on

By

ITALI – Tregu i transferimeve të Milanit është zhbllokuar, Divock Origi po bëhet sulmuesi më i ri i Milanit. Belgu i liruar nga Liverpooli do të zbarkojë në Milano në mbrëmje dhe nesër ka planifikuar ekzaminimet mjekësore dhe nënshkrimin e kontratës katërvjeçare me vlerë 3.5 milionë euro plus bonuse.

Marrëveshja u mbyll pak kohë më parë nga çifti Maldini-Massara, të cilët do të marrin statusin zyrtar në orët në vijim. Një goditje e rëndësishme për skuadrën e Piolit, i cili me sulmuesin 27-vjeçar, do të ketë një alternativë të rëndësishme ndaj Giroud.

Është e vështirë të thuhet tani, nëse Origi do të nisë me gradën e titullarit në qendër të sulmit të Milanit, por sigurisht që sulmuesi belg përfaqëson një lojtar cilësor, të aftë për të shënuar gola. Profil i besueshëm, që vitet e fundit ka qenë një aktor mbështetës te Liverpool, por ka qenë gjithmonë gati kur është thirrur nga Klopp.

Në katër vitet e fundit te ‘Reds’ ai bëri 60 ndeshje dhe 16 gola, duke përfshirë dopiedën kundër Barcelonës në gjysmëfinalen e  Champions League 2019 dhe atë në finale kundër Tottenham. Atij sigurisht që nuk i mungon përvoja ndërkombëtare dhe për këtë arsye Maldini ka vendosur të mos e lërë të shpëtojë, duke e arritur goditjen në pranverë, në kohë të padyshimta.

Javët e fundit Origi ka punuar shumë në Belgjikë për t’u rikuperuar nga problemi muskulor që e detyroi të humbasë finalen e sezonit, për të qenë gati për fillimin e grumbullimit të hënën e ardhshme. Tani ai do të ketë një javë për t’u vendosur në Milano dhe më pas do të fillojë aventurën e tij te kuqezinjtë.

Continue Reading

Sport

Chelsea kontrat me sulmuesin e Manchester City

Published

on

By

Drejtuesit e “Chelsea” kanë rënë dakord për një kontratë me sulmuesin anglez të “Manchester City” Raheem Sterling.

Sipas Fabrizio Romano, klubi londinez është gati t’i bëjë një ofertë të re Manchester City në të ardhmen e afërt për transferimin e futbollistit 27-vjeçar anglez, kontrata e të cilit tashmë është rënë dakord. Vlen të theksohet se trajneri i bluve Thomas Tuchel personalisht insiston për nënshkrimin e Sterling.

Raheem Sterling bëri 30 paraqitje në ligë sezonin e kaluar me City, duke shënuar 13 gola dhe duke dhënë pesë asistime.

Continue Reading
Advertisement
Advertisement

TRENDING