Bota

‘Putin përdor sozinë e tij dhe vetë fshihet në bunker’, ja si qëndron e vërteta

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka hedhur poshtë zërat se presidenti Vladimir Putin përdor në dalje publike sozinë e tij dhe vetë fshihet në bunkere, duke theksuar se e gjitha është një gënjeshtër e stisur nga kundërshtarët e tij, të cilët kanë zili energjinë e liderit rus, shkruajnë mediat e huaja.

Ju ndoshta keni dëgjuar se ai (Putini) ka sozi që punon në vend të tij ndërsa ai fshihet në një bunker. Edhe një gënjeshtër. Energjia e tij mund të ketë vetëm zili,” tha Peskov në një konferencë në Moskë.

Nuk është hera e parë që Putin akuzohet se ka përdorur një tjetër person të ngjashëm me të pasi të njejtat raportime qarkulluan në rrjet edhe në vitin 2020. Gjithashtu Kremlini ka hedhur poshtë spekulimet se udhëheqësi kryesor i Rusisë që nga viti 1999, është i sëmurë.

TRENDING

Exit mobile version