Bota

Putin: S’ka gaz dhe naftë – Von der Leyen: Shantazh

Putin: S’ka gaz dhe naftën nëse vendoset kufiri i çmimit – Von der Leyen: Shantazh

Rusia nuk do të furnizojë me naftë dhe gaz ato vende perëndimore që vendosin një kufi çmimi për energjinë ruse.

Kështu deklaroi presidenti rus Vladimir Putin në Vladivostok.

“Ne nuk do të ofrojmë asgjë nëse është në kundërshtim me interesat tona, në këtë rast ekonomik. As gaz, as naftë, as qymyr. Asgjë” – tha Pesidenti rus

Putin tha gjithashtu se po planifikonte të vendoste kufizime në eksportin e grurit nga Ukraina në Europë dhe këtë do ta diskutonte me presidentin turk

Nga ana e tij, Rexhep Tajip Erdogan deklaroi se Perëndimi po ndjek “një politikë provokimi” ndaj Rusisë dhe se nuk e konsideron “të drejtë” këtë qëndrim. Rusia “nuk duhet nënvlerësuar”, theksoi Erdogan

“Nuk ia vlen më të dëgjosh se çfarë thotë presidenti rus Vladimir Putin në frontin e energjisë pasi Rusia nuk bën gjë tjetër veçse “shantazhon BE-në” dhe kjo mund të shihet nga fakti se disa shteteve anëtare iu janë ndërprerë plotësisht furnizimet” –  deklaroi Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen.

Sanksionet e vendosura nga vendet perëndimore ndaj Rusisë përbëjnë “një kërcënim për të gjithë botën”, është e pamundur të izolohet Rusia” – tha presidenti Putin

TRENDING

Exit mobile version