Aktualitet

Qarku i Lezhës, PS fiton bashkinë e Kurbinit me diferencë të ngushtë votash

PS ka triumfuar në 53 bashki të vendit, Kamëz, Vorë, Elbasan, Pustec, Kolonjë, Librazhd, Dropull, Tropojë, Roskovec, Libohovë, Rrogozhinë, Këlcyrë, Gramsh, Belsh, Përmet, Delvinë, Selenicë, Tepelenë, Peqin, Poliçan, Devoll, Lushnjë, Bulqizë, Mat, Klos, Korçë, Kuçovë, Sarandë, Dibër, Skrapar, Cërrik, Patos, Prrenjas, Berat, Vau i Dejës, Mallakastër, Vlorë, Konispol, Maliq, Lezhë, Dimal, Mallakastër, Divjakë, Shijak, Përmet, Pogradec, Mallkastër, Kukës dhe Kurbin. Gjithashtu edhe Tirana dhe Malësia e Madhe mund të konsiderohen të fituara nga PS pasi diferenca është shumë e thellë dhe votat në kutitë e mbetura nuk mund të ndikojnë në rezultat. Në Tiranë diferenca e Veliajt me kandidatin rival, Këlliçin është më shumë se 58 mijë vota. Ndërsa “Bashkë Fitojmë” ka arritur të fitojë në total vetëm në shtatë bashki Kavajë, Pukë, Has, Himarë, Memaliaj, Mirditë, Fushë Arrëz. Në Finiq fitoi partia MEGA me kandidatin Romeo Çakuli. Dyshja Berisha-Meta nuk arritën që të fitonin as në vendet e tyre të lindjes, në Tropojë dhe Skrapar, bashki këto të “veshura rozë” në këto zgjedhje vendore.

Në bashkinë e Lezhës, është rikonfirmuar për një mandat të dytë si kryebashkiak Pjerin Ndreu i cili fitoi përballë kandidatit të Bashkë Fitojmë Preng Gjoni. Ndreu siguroi 51.22% kundrejt 48.78% të votave që mori Preng Gjoni.

Ndërsa në Mirditë, fitues është shpallur Albërt Mëlyshi i Bashkë Fitojmë me 6355 vota përballë kandidatit të PS, Ndrec Dedaj me 5160 vota.

Në Kurbin është zgjedhur për një mandat të dytë, Majlinda Cara me një diferencë të ngushtë votash përballë rivalit të saj politik Behar Haxhiu.

 

TRENDING

Exit mobile version