Aktualitet

QARKU KUKËS/ Në Tropojë vijon surpriza, kandidati i PS kryeson! Në Kukës prin socialisti Gjici

Në Bashkinë Kukës është kandidati socialit Safet Gjici që vijon të udhëheqë teksa janë numëruar 16 nga 73 kuti. Ai ka marrë deri më tani 51% të votave përkundrejt 41%% të rivalit të tij kryesor Admir Sinamatit të ‘Bashkë Fitojmë’. Në këtë bashki garon edhe Abedin Oruçi i PEISH, i cili ka marrë 7.74%.

Në Bashkinë e Tropojës vijon surpriza e madhe. Janë numëruar 26 kuti nga 38 dhe kandidati socialit Rexhë Byberi kryeson me 51.87%, ndërkohë që 48.13% ka rivali i tij i ‘Bashkë Fitojmë’ Besnik Fushaj.

Në Bashkinë e Hasit nga 15 kutitë e para që ka dalë rezultati nga 28 gjithsej është kandidati i Bashkë Fitojmë Miftar Dauti që kryeson me 57.38% të votave përballë kandidatit socialist Beqir Mulaj, i cili ka marrë 42.62% të votave.

TRENDING

Exit mobile version