14/06/2021 , 0:52

Qarku Tiranë, numërohen 14.8 % e votave! Kryeson PS, e ndjekur nga PD! Rritet edhe partia e Tom Doshit

Në qarkun e Tiranës deri tani janë numëruar 14.8 % të votave, ku PS vijon të jetë forcë kryesuese e ndjekur nga koalicioni PD-AN.

PS  ka marrë 51.51 % ose e thënë në vota 32467, e ndërsa PD-AN ka marrë 22764  vota ose 36.12 %.

Kandidati i pavarur nga Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të marrë 447 vota.

LSI ka marrë në qarkun e Tiranës 6.11 % ose 3850 vota.

Edhe  partia e Tom Doshit, PSD ka arritur që të marrë 2.83 % ose 1783 vota.

Ndërkohë në Bërzhitë PS ka thelluar fitoren, duke marrë 65% të votave.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin