Bota

‘Qelia më e mirë se puna…’/ I riu kërkon të rikthehet në burg

Një 38-vjeçar ka kërkuar të kthehet në qeli pasi dënimi me punë në komunitet i duket i lodhshëm.

38-vjeçari nga Brianza, Itali i dënuar për aksidentimin me vdekje të një personi, krime të ndryshme ndaj personit si dhe për shmangie dhe kundërshtim ndaj një zyrtari publik thotë se qelia e burgut është më e mirë se puna në komunitet. Ai e cilëson punën në komunitet si shumë stresuese dhe të lodhshme.

Nuk na lënë të marrim frymë, qelia është më e mirë se gjithë kjo punë.

Që nga nëntori i vitit 2022, burri ka nisur punën në komunitetin e Brianza-s pasi dënimi me burg iu konvertua në shërbim social. Autoritetet italiane thonë se një masë e tillë synon riintegrimin social të të dënuarve.

Burri ishte arrestuar pas një aksidenti të rëndë që ndodhi në maj 2019 në autostradën në drejtim të Milanos. Në këtë aksident vdiq një 22-vjeçar i cili në përpjekje për t’i shpëtuar përplasjes nga 38-vjeçari humbi jetën për vete. Edhe asokohe 38-vjeçari kishte kërkuar të vuante dënimin me burg në vend që të përfitonte nga mundësia e jetës në komunitet. Por ai në fillim u transferua në burgun e Monzës dhe më pas dënimi iu konvertua në punë në komunitet.

TRENDING

Exit mobile version