Kronike

Qëllon me armë në gjendje të dehur, arrestohet 55-vjeçari

Eduart Xhepexhiu, 55-vjeç është ndaluar nga policia e Lushnjës, pasi u kap duke qëlluar me armë gjahu në ajër.

55 vjeçari, banues në Lushnjë, duke qarkulluar në rrugë në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, dyshohet në gjendje të dehur, ka qëlluar në ajër me armë gjahu.

Arma e gjahut, të cilën 55-vjeçari e kishte me leje, u bllokua në cilësinë e provës materiale.

Shërbimet e Policisë shoqëruan menjëherë në Komisariat 55-vjeçarin dhe po kryejnë veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

TRENDING

Exit mobile version