Politike

Berisha: U sulmuam nga hakera rusë dhe serbë

Berisha: Informoj shqiptarët, nga burime të trefishta se në operacionin e shkatërrimit të infrastrukturës digjitale në Shqipëri, janë veç të tjerash janë pjesëmarrës hakera të qeverisë, hakera rusë dhe serbë. Qeveria u ka fshehur të vërtetën shqiptarëve. Rama ua dha me grupin e tij. Kosova është sulmuar nga sistemet e Shqipërisë. Mali i zi gjithashtu, është në sulm edhe Maqedonia. Për këto dy të fundit se di, por për Kosovën e sigurt që është nga sistemet shqiptare. Penetrim i plotë i hakerave serbë ose rusë…Dihet që problemet më madhore me Kosovën i kanë. Mbrojta e Kosovës ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se sulmet janë nga rajoni. Sistemi TIMS dhe databaza e policisë shkencore, që ka çdo gjë të botës të nëndheshme, nuk ka asnjë lidhje me portalet, por lidhje direkte të ndërhyrjes të hakerave të qeverisë që do të zhdukë lidhjet e saj me krimin. Me dhjetëra orë komunimikimi të qeveritarëve me grupet më të rrezikshme kriminale, në Shqipëri, Dubai, Amerikë Latine, Meksikë e kudo.

TRENDING

Exit mobile version