fbpx
NTV
No Result
View All Result
12/01/2021 , 12:58
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
12/01/2021 , 12:58
NTV
No Result
View All Result
Home Shendeti

Qumësht Apo Lëng Portokalli, Cili Të Duhet Në Mëngjes

by Kasaj
12/01/2021 , 12:53
0 0
Qumësht Apo Lëng Portokalli, Cili Të Duhet Në Mëngjes
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nëse ju pëlqen ta nisni ditën me lëngje se sa me ushqim, gjasat janë që të jeni të dyzuar mes lëngut të portokallit dhe qumështit.

Në përgjumje e sipër ndoshta nuk mund të përcaktoni cila është alternative më e shëndetshme, ndaj AgroWeb.org ka këshillat që ju nevojiten.

Lëngu i portokallit

Avantazhet

Një gotë me lëng portokalli të freskët përmban 110 kalori dhe plotëson dozën e plotë të nevojshme të vitaminës C.

Kjo e fundit është një antioksidant i fuqishëm që mbron lëkurën nga dëmet që i shkaktohen nga dielli dhe ndotja mjedisore.

Disavantazhet

Nëse e teproni me lëngun e portokallit do të dëmtoni enamelin e dhëmbëve.

Ekspertët kanë zbuluar se njerëzit që pijnë lëng portokalli çdo ditë për pesë ditë me rradhë humbasin fortësinë e enamelit të dhëmbëve me 84 përqind.

Ndikim më të keq kanë pijet energjike dhe ato të gazuara, që kanë nivel aciditeti më të lartë dhe më të dëmshëm.

Qumështi

Një gotë me qumësht plotëson 20 përqind të nevojave ditore për proteinë dhe gjysmën e nevojës ditore për kalçium.

Studimet kanë zbuluar se njerëzit që pijnë qumësht në mëngjes kanë më pak gjasa ta teprojnë me ushqimin në vaktin e rradhës.

Kjo vjen falë natyrës plotësuese të proteinës dhe faktit se kalçiumi rregullon hormonet që kontrollojnë peshën trupore.

Disavantazhet

Yndyra tek qumështi i plotë është e ngopur dhe rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare si edhe gjasat e mbipeshës.

Në aspektin mjedisor, qumështi jo-organik vjen nga kafshë të ushqyera me antibiotikë dhe hormone.

Cila Alternative Është Më e Mirë

Zgjidhni qumështin. Ai është shumë miqësor me dhëmbët sepse përmban kalçium.

Megjithatë, sigurohuni që të jetë organik dhe pa pesticide, fertilizues, antibiotikë dhe hormone.

Një qumësht i tillë ju pajis me të njëjtët antioksidantë si lëngu i portokallit.

Qumështi organik përmban 75 përqind më shumë beta karoten dhe 50 përqind më shumë vitamin E që lufton tumoret dhe sëmundjet e zemrës.

Qumështi përmban 70 përqind më shumë acide yndyrore omega-3.

Kjo nuk do të thotë se duhet të hiqni dorë nga lëngu i portokallit, por mbase jo në mëngjes.

Megjithatë, përpiquni ta hani portokallin si frut, në mënyrë që të merrni vlerat më të mira.

Një tjetër këshillë e rëndësishme është që të shpëlani gojën pasi të keni pirë lëng portokalli./AgroWeb.org

Related Posts

6 Mënyra të Thjeshta Si të Forconi Mushkëritë në Kohën e Covid-19
Shendeti

6 Mënyra të Thjeshta Si të Forconi Mushkëritë në Kohën e Covid-19

11/01/2021 , 13:45
Tensioni i Gjakut Rritet Në Varësi Të Stinëve – Si Të Mbroheni Nga Ndikimi i Motit
Shendeti

Tensioni i Gjakut Rritet Në Varësi Të Stinëve – Si Të Mbroheni Nga Ndikimi i Motit

11/01/2021 , 13:20
Mungesa E Hekurit Apo Sëmundjet Kronike – Si Të Dalloni Shkakun E Anemisë
Shendeti

Mungesa E Hekurit Apo Sëmundjet Kronike – Si Të Dalloni Shkakun E Anemisë

09/01/2021 , 12:05

Recent Posts

  • Qumësht Apo Lëng Portokalli, Cili Të Duhet Në Mëngjes
  • Si të Merrni Sasitë e Duhura të Ujit për Rënien nga Pesha
  • Të Freskëta Plot Shije – Si Të Përgatisni Konserva me Sardele në Shtëpi
  • A e Mbron Kafeja Shëndetin e Trurit – Mësoni Gjithçka Duhet të Dini
  • “Ndodhemi para 8 javëve shumë të vështira”, Merkel takim urgjent me ekipin e sigurisë, paralajmërim për koronavirusin e ri

Kategorite

  • Aktualitet (1,073)
  • Bota (1,155)
  • Ekonomi (188)
  • Foto lajm (10)
  • Horoskopi (85)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (183)
  • Kronike (236)
  • Kulture (43)
  • LAJMI I FUNDIT (49)
  • Lifestyle (426)
  • MEMORIE (7)
  • Moti (86)
  • OPINION (34)
  • Pinknews (592)
  • Politike (306)
  • Rajon (106)
  • REAGIM (68)
  • Shendeti (294)
  • Shkrime (11)
  • Shtypi Dites (26)
  • Sociale (53)
  • Sport (260)
  • Videonews (251)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!