Aktualitet

Qytetarët në protestë, bllokojnë aksin Fushë Krujë-Thumanë prej dy orësh

Mëngjesin e sotëm është zhvilluar një protestë në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë. Banorët e zonës prej dy orësh kanë bllokuar aksin rrugor.

Me pankarta në duar, qytetarët kërkojnë që rrethi i Krujës i cili anashkalohet nga autostrada e re Thumanë Kashar të kenë akses në këtë autostradë pasi është e patolerueshme që të anashkalohet ky rreth i një rendësie të veçantë.

 

Janë rreth 1000 biznese që ushtrojnë aktivitetin në këtë aks të cilët rrezikojnë falimentin me hyrjen në funksion të autostradës së re.

 

TRENDING

Exit mobile version