Aktualitet

Qytetari blen kos “Erzeni”: Ishte mykur, ku është AKU?

Një qytetar nga Lushnja ka shkuar në një market në lagje, Metropol Center dhe ka blerë kos të kompanisë “Erzeni”. Ai është shokuar kur ka parë që kosi ishte i prishur dhe me myk.

Siç shihet edhe nga videoja e mëposhtme, shishja plastike e kosit dhe tapa janë me myk. Nëse qytetari do e konsumonte, pasojat do të ishin të mëdha.

Qytetari ka siguruar edhe faturën e produktit që ka blerë, që shihet se kosi i prishur ka kushtuar 169 lekë.

Konsumatori i shqetësuar kërkon të dijë nëse AKU bën kontrolle për produktet që nxirren në treg për t’u shitur pasi po rrezikojnë qytetarët.

JOQ i kërkoi një reagim zyrtar kompanisë në lidhje me denoncimin e qytetarit mbi këtë rast, por nuk pati asnjë sqarim deri në publikimin e këtij artikulli.

Qytetari:

Ja ca prodhon kompania erzeni dhe i nxjerr ne shitje per ne qytetaret , ka kontroll nga aku apo jan miqt e pronarit. I blere ne supermarket. Sa e hapa me ra myku ne pjate.

TRENDING

Exit mobile version