Politike

Qytetarja-Ramës: Kam ardh me vrap, jam demokrate por dua të mbjellim pemën bashkë…

Kryeministri Edi Rama ka çelur sot fushatën për zgjedhjet e 14 Majit në qytetin e Durrësit, ku ashtu siç edhe e ka premtuar sërish ka mbjellë pemë. Pas fjalimit, Rama është bashkuar me qytetarët për të mbjellë pemë, por para i doli një demokrate, të cilën kryeministri fillimisht u duk se e njohu. Pasi Rama i shkoi pranë, ajo i tregoi se kishte shkuar me vrap për të mbjellë pemë edhe pse për 30 vite ishte votuese e Partisë Demokratike.

PJESË NGA BISEDA: 

Rama: Të gjithë nga gratë prini mo! Ua shiko kush qenka?!

Qytetarja: Unë s’jam e ftuar nga asnjë.

Rama: Ke ardhur vetë?

Qytetarja: Po, se 30 vjet kam votu PD-në.

Rama: Ashtu ë?

Qytetarja: Po, edhe gjithë durrsakët e dinë që unë jam me PD-në. Ku është kryetarja? A ia ku është…

Emirjana Sako: Unë këtu jam.

Qytetarja: Së pari dua t’ju them faleminderit që mbajtët fjalën për lagjen time. Se kur kam bërë takimin e parë më premtoi që këtë lagje do ta transformojë dhe unë ju betova që nëse do më mbash llafin, e unë të ndjehem njeri, unë do votoj për ju. Ja ça bëra sot. Shiko si erdha me vrap. Unë nuk e dija se kryeministri do të vinte, e mora vesh rastësisht dhe shih si erdha. Me vrap! Kështuqë faleminderit. E dyta desha të jap një mesazh, ta japim të dy. Nuk ka rëndësi se jam e djathtë. Ta mbjellim këtë pemën bashkë dhe t’u themi këtyre shqiptarëve: Ej nuk ka rëndësi jam blu apo e kuqe, rëndësi ka që ne ta duam njëri-tjetri dhe ta bëjmë këtë vend, se u lodhëm! Si thua?

Rama: Jam shumë dakord, hajde!

Qytetarja: Shumë mirë pra. Hajde të dy bashkë! Nuk ka rëndësi në është blu apo i kuq, është kryeministri im. Nëse nuk arrijmë ta kuptojmë, nuk ecim dot përpara.

Rama: Bravo! Faleminderit shumë edhe për fjalët.

TRENDING

Exit mobile version