Aktualitet

Radhë kilometrike në Kakavijë, pala greke punon me 2 sportele

Pala greke po punon vetëm me me 2 sportele në dalje dhe po kaq në hyrje, duke shkaktuar radhë kilometrike automjetesh.

GJIROKASTËR– Radhë kilometrike në pikën kufitare të Kakavijës. Të gjithë ata që kanë destinacion Shqipërinë duhet të qëndrojnë për orë të tëra në trafik për shkak të mungesës së shërbimit të sporteve nga ana greke.

Prej disa orësh tashmë, pala greke po punon vetëm me me 2 sportele në dalje dhe po kaq në hyrje, duke shkaktuar radhë kilometrike automjetesh. Ndërsa pala shqiptare po punon me katër sportele në hyrje dhe tre në dalje, megjithatë nuk ka asnjë rol në shkurtimin e radhës.

Fluksi i madh i mjeteve është shënuar sot në ditën e parë të fundjavës që korrespondon me dy javët e fundit të muajit gusht kur është dhe piku i sezonit të pushimeve.

TRENDING

Exit mobile version