Connect with us

Aktualitet

Rama batuta me të rinjtë e FRESSH: Edhe të hash qofte është pjesë e kënaqësisë kur merresh me politikë

Published

on

Nuk kanë munguar batutat nga ana e kryeministrit Edi Rama gjatë fjalimit të tij në 30-vjetorin e Fressh.

Duket se gjatë fjalës së i tij, Rama ka hasur qytetarë që kanë nisur të afrohen tek tendat e ushqimeve dhe kjo nuk i ka shpëtuar. Ai u shpreh se edhe e shkuara për qoftë është pjesë e kënaqësisë së të marrurit me politikë.

‘Kur bindjet individuale udhëhiqen nga angazhimi politik, liria anonime e personit që garantohet nga institucione të ndryshme merr frymë përmes atyre që e përdorin në jetën e përditshme. Po shoh nja dy që po shkojnë për qofte, por edhe e shkuara për qoftë është pjesë e kënaqësisë së të marrurit me politikë. Shkon ditën e shtunë te liqeni ndan këtë hapësire me njerëz të ndryshme, disa i njeh e disa jo. Kthen kokën rreth e rrotull dhe shikon vajza rëndom të bukura, por je që je dëgjon edhe disa fjalë për mënyrën se si të ecësh përpara. Patjetër nuk je i detyruar të rrish deri në fund sepse e dashura mbaron , mbledhja mund  të mos mbarojë por oreksi ka ekzigjencat e veta. Nuk dua të dal përballe me bindjen sa e mirë është politika, urisë që ka filluar të mbajë fjalimin e saj. Unë them se kini besim se për sa kohë njerëzit mund të bashkëveprojnë për aq kohë mund të jenë në gjendje të realizojnë për bashkësinë e tyre’, tha ai.

Aktualitet

Tirana në shtetrrethim? Gledis Nano sqaron masat për datën 25 maj

Published

on

By

Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka dhënë sqarime për masat që do të merren në 25 maj për finalen e Conference League, e cila zhvillohet në kryeqytet, mes Romës dhe Feyenoordit të Roterdamit.

Në një prononcim për mediat, Nano tha se të mërkurën nuk do të ketë shtetrrethim në Tiranë, por vetëm bllokim të disa rrugëve. Kreu i policisë përsëriti se Tirana do të jetë e bllokuar për ata që duan të vijnë në kryeqytet atë ditë, duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve.

“Këto ditë është thënë që në 25 maj do ketë një shtetrrethim. Dua tu bëj me dije e tu kërkoj mirëkuptim qytetareve që data 25 do jetë ditë feste. Mos përhapim panik lidhur me shtetrrethime. Patjetër që do ketë bllokim të rrugëve. Tirana do jetë e bllokuar për ata që duan të vijnë në Tiranë.

Unë ju sugjeroj që të mos vinë në Tiranë, kush ka për të ardhur atë ditë. Do të jetë një aktivitet me masa shumë të mëdha. Policia ka sugjeruar dhe do të bëjë bllokimin e rrugëve. Do të kemi komunikime të tjera në vazhdim se cilat rrugë do të jenë të bllokuara”, tha Gledis Nano.

I pyetur nëse janë marrë masa për tifozët e Feyenoordit, të cilët njihen për trazira, kreu i Policisë së Shtetit tha: “Masat e marra deri më tani janë masa që i kanë ndarë që në ardhje të dy tifozeritë. Po kështu e fun- zone që do jenë në Tiranë, janë marrë masa që të mos lejohen dy tifozeritë të krijojnë përplasje”.

“Është e vërtetë që tifozeritë kanë dhe ultras apo tifozë me tendenca të dhunshme e huligane, por kjo është një ditë feste e duhet të jetë promovim i vlerave të qytetarëve evropianë. S’do lejojmë kurrsesi që një pakicë e vogël tifozësh që nën efektin edhe të pijeve alkoolike apo adrenalinës që shkakton sporti të prishin imazhin e vendit tone. Jemi në bashkëpunim me autoritetet e huaja me qëllim identifikimin e këtyre personave e masat do jenë profesionale që këto akte të mos ndodhin”, shtoi Nano.

Continue Reading

Aktualitet

NTV.AL EDICIONI I LAJMEVE FLASH DATA 21.05.2022

Published

on

By

Continue Reading

Aktualitet

Finalja – Tirana do të hermetizohet, protokoll si në vizitën e Bush dhe Papës

Published

on

By

Për herë të parë në historinë e tij, kryeqyteti shqiptar do të presë një finale evropiane futbolli dhe Bashkia e Tiranës është përgatitur me të gjitha detajet që kërkon në ngjarje e tillë. Në prag të ndeshjes Roma-Feyenoord më 25 maj, kryebashkiaku Erion Veliaj dha disa porosi të fundit për grupin koordinues, që po merret me organizimin, si dhe disa këshilla për qytetarët e Tiranës, duke qenë se ajo ditë do të jetë pa makina.

Veliaj e cilësoi finalen e Conference League si një mundësi fantastike për të prodhuar kartolinën më të bukur të qytetit dhe vendit tonë në arenën ndërkombëtare. Ai u kërkoi qytetarëve nga rrethet që, nëse kanë një udhëtim të planifikuar drejt Tiranës, ta shtyjnë atë për një ditë tjetër.

Qyteti do të zbatojë të njëjtin protokoll që ka zbatuar edhe gjatë vizitës së Presidentit Bush apo Papa Françeskut, prandaj ju lutem, nëse nuk keni një biletë për të qenë në stadium, mos ejani në Tiranë, shtyjeni për një ditë tjetër, pasi nuk do të kaloni në asnjë prej disa kontrolleve të policisë, as në akset hyrëse të qytetit”, porositi ai.

Veliaj kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve të Tiranës që të mos e përdorin automjetin atë ditë, por të qarkullojnë në këmbë ose me biçikletë, teksa shtoi se transporti publik do të funksionojë.

“Ftesa ime për qytetarët e Tiranës është të lëvizim sa më shumë në këmbë. Kam nevojë për mirëkuptimin tuaj, na duhet ndihma e gjithsecilit. Transporti publik do të funksionojë, por mund të përdorim edhe biçikletat. Nëse dikush ka dëshirë të tregohet i dobishëm atë ditë, thjesht të mos e nxjerrë makinën”, tha kreu i Bashkisë.

Lidhur me sigurinë publike, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe policinë Bashkiake, ka marrë të gjithë masat e nevojshme.

“Janë zhvilluar takime edhe me ministrin e Brendshëm, Policinë e Shtetit, Policinë Rrugore dhe Policinë Bashkiake, por edhe me një ushtri me vullnetarë, të cilët kanë marrë përsipër të jenë edhe stjuardë, por edhe të lehtësojnë qarkullimin në qytet, për dikë që ka nevojë për shpjegime orientuese. Propozimi ynë është që ne t’i kalojmë të gjitha trupat në terren, sidomos në ato 24 orë, për të lehtësuar qarkullimin dhe shmangur ndonjë incident”, shtoi Veliaj.

Nga ana tjetër, kryebashkiaku shpjegoi se qyteti po bëhet gati për të pritur tifozët që nuk do të bileta dhe do ta shohin ndeshjen jashtë stadiumit. Ai tha se Amfiteatri Veror i Liqenit dhe pedonalja “Murat Toptani” do të kthehen në Fan Zone për tifozët e Romës dhe Feyenoord, ndërsa sheshi “Skënderbej” do të presë tifozë neutralë, në mënyrë që edhe ata që nuk kanë bileta, ta shijojnë ndeshjen me po të njëjtën atmosferë si në stadium.

“Kemi përgatitur tre fan zona: Për të gjithë ata qytetarë që kanë pyetur se ku mund ta shohin ndeshjen nëse s’janë tifozë të Romës apo Feyenoord-it, vendi i duhur është sheshi “Skënderbej”, ku do të jetë fan zona e përbashkët. Tifozët e Romës, të cilët identifikohen me pjesën jugore të stadiumit, do të mblidhen në zonën e Amfitetarit të Liqenit, kurse tifozët e Feyenoord do të hyjnë nga ana veriore e stadiumit dhe do të mblidhen te pedonalja e Tiranës”, theksoi ai.

Veliaj kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve dhe bizneseve të Tiranës edhe sa i përket mbajtjes pastër të qytetit. Për shkak të volumit të madh të punës më 25 maj, ai u bëri thirrje qytetarëve që të shmangin hedhjen e mbeturinave.

“Ne do të kemi një volum shumë të madh të pastrimit, siç ndodh kur ka koncerte dhe aktivitete të mëdha. Kjo do të thotë se do na ndihmonte shumë që qytetarët të prodhojnë sa më pak ndotje, apo hedhje mbeturinash në datën 25 maj. Do të ishte mirë sikur hedhja e tyre të bëhet në datën 23 maj në darkë ose në 26 maj në mëngjes, që në datat 24-25 ta kemi vemendjen të dedikuar tek miqtë dhe jo tek problematikat tona të përditshme. Çdo qytetar mund të jetë i dobishëm, duke lënë makinën në shtëpi, duke mos ndotur, duke mos hedhur plehrat atë ditë, në mënyrë që skuadrat tona të pastrimit të fokusohen në zonën qendrore të Tiranës”, deklaroi ai.

Në fund të fjalës, Veliaj shprehu besimin se finalja do të jetë një festë e madhe për Tiranën, që përkon edhe me Kryeqytetin Europian të Rinisë.

“Mezi pres që ta kthejmë në një super festë për Tiranën, një super imazh për Shqipërinë. Ky është viti i Tiranës dhe duhet ta maksimizojmë si një mundësi që na vjen një herë në jetë ose të paktën një herë në gjeneratën apo në mandatin e Bashkisë sonë, për të dhënë më të mirën. Për këtë lipset jo vetëm skuadra e bashkisë, por skuadra e gjithë Tiranës”, nënvizoi kreu i Bashkisë.

Finalja e Conference League, kompeticionit të UEFA-s që do të zhvillohet në Tiranë më 25 maj, pritet të sjellë mijëra tifozë nga Italia dhe Holanda. Ndërkaq, të gjitha biletat për të parë ndeshjen tashmë janë shitur nga UEFA.

Continue Reading

Aktualitet

NTV.AL KEMBIMI VALUTOR DATA 21.05.2022

Published

on

By

Continue Reading

Aktualitet

NTV.AL PARASHIKIMI I MOTIT DATA 21.05.2022

Published

on

By

Continue Reading
Advertisement
Advertisement

TRENDING