Politike

Rama: BE, sjellje si federatë egoiste

Kryeministri Edi Rama, përmendi gjatë fjalës së tij në Forumin e Paqes në Paris, ndihmën që disa shtete i kanë dhënë vendit tonë gjatë periudhës së pandemisë. Ai tha se BE u tregua egoiste duke mos ndihmuar e se po të mos ishte për Rusinë, Kinën apo Turqinë vendi ynë nuk do ia kishte dalë dot.

‘Sa më shumë koha kalon aq më tepër provohet se kjo është ide e shkëlqyer, unë e mbështes se e pamë të shpalosej menjëherë pasi nisi lufta por dhe pasi përjetuam pandeminë, e cila na tregoi se mungesa e kësaj ure lidhëse mund të krijojë një distancë dhe ndasi mes të pasurve dhe të varfërve. E pamë BE që të sillej si federatë vendesh egoiste, që ikën nga sytë këmbët për të ndarë vaksinat. Për një kohë të gjatë dëgjonim moton që duhet të punojmë, ata krijojnë probleme. Por cfarë ndodhi, pa Kinën, Rusinë dhe Turqinë ne nuk do mbijetonim se vaksinat nuk erdhën nga BE. 

Ne jemi në një paradoks të dhimbshëm se na duhet të përballemi me shumë gjëra dhe me lufta që nuk na lejojnë që të përballemi me luftra që mund ta shkatërrojnë njerëzimin.‘- tha Rama.

TRENDING

Exit mobile version