Politike

Rama: Brenda një viti paga mesatare do të shkojë 900 euro

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur kabinetin qeveritar, ku ka diskutuar në lidhje me nismën më të fundit për rritjen e pagave.

Rama deklaroi se në harkun kohor brenda një viti paga mesatare do të shkojë nga 563 euro në 900 euro.

“Dola sot këtu sepse është një nga ditët të shënuara të qeverisjes. Sapo kemi dakortësuar projektligjin për reformën e re të pagave. Kemi sanksionuar e zeza mbi të bardh se në harkun e një viti paga mesatare do shkojë nga 563 euro në 900 euro.

Të mund të rishpërndajmë të ardhurat aty ku edhe me shumë të drejtë familjet zakonshme shqiptar e presin më shumë se çdo gjë tjetër në arkën e buxheteve të tyre. Është e rëndësishme për ne që të konstatojmë se sa e qëndrueshme është ekonomia jonë. Ja kemi dalë të rezistojmë plagëve dhe problemeve të rënda.

Vazhdojmë të mbështesim të gjitha familjet dhe bizneset e vogla në mënyrë që mos të shohin asnjë qindarkë rritje në faturën e tyre. Sot mund t’ju themi të gjithëve se është dita për të marrë ato vetë, drejtpërdrejt në arkën e tyre familjare, fryte nga kjo përpjekje dhe nga reformat që na kanë sjellë deri këtu. Nuk dua të humbas vëmendjen në shumë shifra.

Detyra jonë tu japim shqiptareve maksimumin e produktit të reformave“, tha Rama.

TRENDING

Exit mobile version