Politike

Edi Rama dhe vdekja e mesnatës me hënë

32-vjeçari vdiq gjatë shoqërimit nga policia, Rama: Opozita kërkon ta lidhë me Klodian Rashën për të nxjerrë njerëzit në protesta! Nuk ka asnjë shenjë

Kreu i qeverisë, Edi Rama i është përgjigjur akuzave të opozitës për vdekjen e Laert Kurtit dy ditë më parë. Për pretendimet e opozitës se i riu është vrarë nga dhuna e policisë, Rama thekson se nuk ka asnjë shenjë që vdekja e 32-vjeçarit të ketë ardhur nga policia.

Nga një takim me fermerët në Elbasan, Rama tha se opozita po e përdor këtë rast duke e lidhur me vrasjen e Klodian Rashës, me qëllim që të prekin njerëzit dhe ata të dalin në protesta. Lidhur me këtë ngjarje, Rama u shpreh se po vijojnë hetimet dhe se Policia e Shtetit ka vepruar në mënyrë korrekte duke pezulluar efektivët që shoqëruan të riun atë natë.

“Akuzojnë policinë se ka vrarë një djalë të ri, në mënyrën më korrekte më serioze më dinjtioze policia ka pezulluar personat që mos të jenë të përfshirë në asnjë lloj procesi, është ngarkuar agjencia përkatëse, është mjekësia ligjore që bën punën e vet, nuk ka asnjë shenjë që të ketë qenë ndonjë gjë e bërë me të keq dhe gjithsesi të gjithë presim përfundimin, autopsia raporti i mjekësisë ligjore e me radhë. Por çfarë lloj qeniesh janë këta që ju dalin njerëzve si gogol në ekranet e televizorëve ku ju e shikoni megjithëse flasin për një regjim që kontrollon gjithçka, ne s’kontrollojmë asgjë, se ato ekrane janë ekrane në një barrikadë kundër qeverisë për arsye të pronarëve të tyre, e vrau policia, se dua ta lidhin në psikologjinë e njerëzve me atë tmerrin e madh që ishte në të rast një tmerr i vërtetë të të ndjerit Klodian Rasha dhe duan ti nxjerrin njerëzit në rrugë”, tha Rama.

TRENDING

Exit mobile version