Politike

Rama e nis fjalën në Kongres me batuta: Disa nga ju mbase u lodhën, por do duhet të duroni edhe…

Kreu i qeverisë Edi Rama e ka nisur fjalën e tij në Kongresin e jashtëzakonshëm të PS me batuta, duke u thënë pjesëmarrëseve se edhe pse janë lodhur, do duhet të dëgjojnë edhe fjalimin e tij.

“Kongres goxha i gjatë, ditë pushimi… as ju nuk thatë u lodhëm. Mbase disa e menduan, por e rëndësishme është që jemi të gjithë këtu për ta përmbyllur këtë ditë dhe prandaj duroni edhe fjalimin tim si zakonisht të shkurtër”, tha Rama me humor.

Më tej ai deklaroi se PS mundi që të përballonte të treja furtunat, siç i quajti ai, duke iu referuar  Tërmetit, pandemisë dhe luftës dhe pasojat e  saj edhe për vendin tonë.

“Falë PS të treja furtunat dërrmuese na gjetën në këmbë dhe të gatshëm për të mbrojtur njerëzit e zakonshëm të këtij vendi me forcë dhe dinjitet të një shteti që ende nuk ua plotëson dot shumë gjëra qytetarëve, por ama nuk i lë vetëm kurrë në momentet e vështirësive të mëdha.

 

 

Sot Shqipëria çmohet botërisht si kurrë më parë për përparimet e dukshme që ka bërë”, tha ai më tej.

TRENDING

Exit mobile version