Politike

Rama: E pakuptimtë që Kryeministri e kryetari i bashkisë t’i mbajnë pishën çdo vartësi

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në Kryesinë e Kuvendit ministrat dhe deputetët e grupit parlamentar. Kryeministri theksoi se PS dhe qeveria janë në luftë me korupsionin, madhje edhe brenda radhëve të tyre.

 

Rama u ndal edhe tek reforma në drejtësi, duke thënë se reforma në drejtësi u realizua falë vendosmërisë së PS dhe kështu rrëzuan ‘monumentin’ e pandëshkueshmërisë.

 

Ndërsa nënvizoi se institucionet e shtetit janë ende të prekura nga korrupsioni, kryeministri Edi Rama tha se ky fenomen nuk është luftuar kurrë si në 10 vitet e fundit.

“Institucionet e shtetit janë ende të prekura nga lufta kundër korrupsionit. Po e përsëris dhe ripërsëris se as korrupsioni në Shqipëri sot nuk është mundur e as forca jonë qeverisëse nuk ka ende imunitet ndaj korrupsionit, por si asnjëherë më parë korrupsioni nuk është luftuar si në 10 vitet e fundit.  Qeveria dhe institucionet shtetërore nuk e luftojnë korrupsionin me denoncime në prokurori, janë një pjesëz që ka ardhur koha të shkëputet nga ekzekutivi dhe ti kalojë një agjencie komplet të pavarur.

Idea se qeveria dhe institucionet duhet të merret me hetime dhe denoncime është dritëshkurtër, e pakuptimtë është pastaj idea dhe kryeministri ministri dhe kryetari i bashkisë duhet ti mbajnë pishën çdo vartësi dhe nëse e bëjnë këtë i bie të shpërdorojnë detyrën për procese që janë të pavarura prej tyre.  Përgjegjës para ligjit janë vetëm personat e autorizuar. Kjo nuk do të thotë aspak se personat e autorizuar të bëjnë ç’të duan edhe korrupsion. As kjo nuk do të thotë se vetëm drejtësia e ndaj këtë punë, kush kapet kapet e kush jo i gëzon”.

TRENDING

Exit mobile version