Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë mbi arsyet pse nuk ishte i pranishëm në Kuvend gjatë vizitës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Rama theksoi se kjo nuk ka lidhje me marrëdhënie personale dhe as me marrëdhënie mes shteteve.
“Unë mund të them që sigurisht objektivi ynë ka qenë dhe mbetet zero probleme me fqinjët, sikundër kujtove, por zero probleme me fqinjët nuk do të thotë fshehje e problemeve, por zerim i problemeve.
Ne nuk kemi asnjë problem me Kosovën, për fat të keq Kosova ka probleme me veten dhe nëse mund të bëj një përkufizim të përmbledhur të problemit që shoh në Kosovë, është se prej disa kohësh politika e brendshme është bërë e jashtëm dhe e anasjelltas.
Kjo e ka rraskapitur Kosovën së brendshmi dhe së jashtmi. E shoh si shqetësim dhe ua kam bërë të ditur edhe udhëheqësve në Kosovë.
Akoma më grotesk është debati për traun. Paraqitet trau si kufi për Kosovën, kjo është një politikë e brendshme me një çështje administrative të vendit fqinj dhe të vish në Tiranë të bësh propagandë për të bërë vota në Kosovë, me një demagogji absurde. Ai tra nuk është kufi për Kosovën”, deklaroi Rama.
Pjesë nga deklarata e Ramës
Unë mund të them që sigurisht objektivi ynë ka qenë dhe mbetet zero problemeve fqinjët. Por zero problemeve fqinjët nuk o të thotë fshehe e problemeve por zerim. Nuk është se ne kemi probleme, nuk kemi asnjë problem me Kosovën. Për fat të keq Kosova ka probleme me veten dhe nëse mund të bëj një përkufizim, prej disa kohësh politika e brendshme është bërë politikë e jashtme dhe ajo e jashtme është bërë e brendahs. Kjo e ka rraskapitur Kosovën.
Është një problem që e shoh me shumë shqetësim e kam adresuar në mënyrë konstante në të gjitha bisedat e mia me udhëheqësit në osovë. Jam përpjekur edhe publikisht oa dashur të rëndoj askënd. Është tipike ajo që ndodh me qasjen ndaj Shengenit rajonal ku një nga shtylla e politikës së jashtme që ka të bëjë me politikën rajonale është bërë si kalaja e Rozafës në Kosovë. Për mua është e pakonceptueshme që një qeveri legjitime të firmosin vullnetin e shtetit të Kosovës në Shtëpinë e Bardhë për shengenin dhe një presidente në detyrë shfaqet në Shqipëri të bëjë politikë të brendshme me këtë. Akoma më grotesk është debati për traun.
Paraqitet trau i pagesës së rrugës si kufi i vendosur për Kosovën. Kjo është të bësh politikë me një çështje administrative me vendin fqinj, të vish në Tiranë, të bësh propagandë për të fituar vota në Kosovë. Ai tra atje nuk është kufi mes Shqipërisë dhe Kosovës. Nëse për zonjën Vjosa atdheu është Kosova dhe Shqipëria ky tra është në mes të atdheut dhe duhet ta paguajnë të gjithë atdhetarët.