Politike

Rama ka 20 vjet që I shmanget debatit mediatik me mua.

Intervista e plotë që z. Basha i dha gazetares Ilva Tare, në emisionin e saj .

Ilva Tare: Pyetjet dhe përgjigjet e shpejta. Gjuha juaj ditët e fundit është bërë pak më agresiv në drejtim të kryeministrit dhe në replikat që keni pasur veçanërisht në Twitter, nuk ju rrinte mirë ai kostumi I një kandidati për kryeministër normal?
Lulzim Basha: Unë mendoj që jam një njeri normal dhe një politikan që ofroj normalitet, por që të më kërkosh që unë të hesht kur përballem me skandale të tilla, vjedhje parash në kohë pandemie ndërkohë që familjet vuajnë për bukën e gojës e ndërkohë që kryefamiljarët shpunësohen do të thotë të më kërkosh të bëhem bashkëfajtor me atë që vjedh. Këtë s’mund ta bëj kurrë.
Ilva Tare: E ndiqni Ramën në Twitter?
Lulzim Basha: Jo nuk e ndjek por kam një zyrë që e ndjek.
Ilva Tare: Po nuk do ishte më mirë ta ndiqnit rivalin tuaj drejtpërdrejtë?
Lulzim Basha: Po s’kam kohë unë të ndjek, jemi dy përqasje të ndryshme, ai e shikon pushtetin si një qëllim në vetvete, unë e shikoj si një mjet për t’i shërbyer objektivave që kam vendosur në funksion të shqiptarëve, në funksion të jetës së tyre
Ilva Tare: Jeni gati të dilni në debat me Ramën?
Lulzim Basha: E kam thënë, meqë e doni po e përsëris këtu, kam qenë dhe jam gjithmonë i gatshëm por siç e keni marrë përgjigjen. Së fundmi edhe para një jave
Ilva Tare: Përse doni të bëni debat?
Lulzim Basha: Është Edi Rama ai që i shmanget debatit.
Ilva Tare: Përse doni ju të bëni debat me Ramën?
Lulzim Basha: Shiko, nuk është se është çështje dëshire, është kulturë demokratike debate midis forcave politike, midis kryetarëve të forcave politike, është një traditë demokratike në çdo vend demokratik. Sikundër është një traditë e zoti Rama t’i shmanget debatit. Prej 20 vitesh nuk ka dalë në debat dhe nuk besoj se shanset që të dali ai në debat janë përmirësuar. Ka shumë më shumë pyetje të cilave nuk po i jep dot përgjigje dhe kjo është edhe arsyeja pse tani më shumë se çdokush tjetër e ka frikë debatin. Këtë e pamë dhe javën e kaluar se të gjitha këto aferat, vjedhjen, gënjeshtrat, mashtrimet i njihnim por besoj javën e kaluar e pamë edhe një kryeministër që ka frikë të përballet.

Marrëdhëniet me Presidentin Meta? Basha: Shumë të mira institucionale, Presidenti në mbrojtje të kushtetutës dhe të marrëveshjes së 5 Qershorit.
Ja dhe Intervista e plotë që Kryetari i PD L. Basha, i dha Gazetares Ilva Tare, për këtë temë.
Ilva Tare: Nuk e di sa ju e vutë re por media e komentoi shumë shpejt sa u desh që Presidenti i Republikës të reagonte ta sqaronte për kë e kishte fjalën se u mendua se e kishte me ju. E kam fjalën për konferencën e fundit kur tha që është i marrë peng dhe në fakt presidenti sqaroi që e kishte për Ramën, mediat aluduan që e kishte për ju. Si janë marrëdhëniet e Lulzim Bashës me Presidentin e Republikës Ilir Meta?
Lilzim Basha: Janë marrëdhënie shumë të mira institucionale, roli i presidentit ka qenë shumë i rëndësishëm, si i vetmi institucion i pakapur i Republikës, gjithë institucionet e tjera janë nën hyqmin e Edi Ramës, janë të kapura, në fakt Republika është e deinstitucionalizuar.
Ilva Tare: Ok. Si e vlerësoni sjelljen e tij si president?
Lulzim Basha: Unë mendoj se qëndrimet e tij në mbrojtje të kushtetutës, në mbrojtje të marrëveshjes së 5 qershorit që u shkel nga Edi Rama për shkak të frikës që ka nga përballja me popullin, kanë qenë qëndrime në përputhje me rolin që duhet të ketë Presidenti i Republikës që është garant i kushtetutës dhe përfaqësues I unitetit të popullit.
Ilva Tare: A ndjeheni ju i rivalizuar nga Ilir Meta në rolin e liderit të opozitës?
Lulzim Basha: Aspak. Janë këto të gjitha katjushka të Edi Ramës. Domethënë gjithë ditën e harxhon me sulme ndaj meje me sulme ndaj PD-së..
Ilva Tare: Këtë e thonë analistët, ekspertët e komunikimit.
Lulzim Basha: Sulme ndaj Partisë Demokratike, sulme ndaj opozitës, çdo gjë për të shmangur përgjigjet që nuk i jep kurrë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version