Politike

Rama ‘Kontrabandë’ me Di Maion për Pfizer

Deklaratën e tij në një fjalim të mbajtur në Bergamo në Itali se së bashku me ish ministrin e Jashtëm Luigi Di Maio, kishte arriti të merrte vaksina fshehurazi nga Italia pavarësisht ndalimeve të Pffizer-it, duke e cilësuar atë si ‘kontrabandë’, Kryeministri Rama është detyruar ta shpjegojë. Mediat e morën dhe i bënë jehonë kësaj deklarate.

“Jam i habitur që rrëfimi im për një sasi simbolike vaksinash që na u dha nga Italia në momentin më të errët të pandemisë mund të na frymëzojë që ta marrim seriozisht fjalën “kontrabandë” që përdora për të përshkruar me shaka një bashkëpunim vëllazëror që ka shpëtuar jetë. Ndjehem i detyruar të nënvizoj se ajo që raportoi shtypi për fjalimin tim të djeshëm në Bergamo për dërgimin e vaksinave nga Italia është qartë historia e një paradoksi që në asnjë rast nuk mund të interpretohet duke nxjerrë jashtë kontekstit një fjalë të përdorur me shaka”, tha Rama.

Kryeministri shqiptar Edi Rama duke iu rikthyer fjalës së tij të djeshme në eventin “Kultura do të shpëtojë botën”, tha se Qeveria italiane në fakt i është përgjigjur një kërkese zyrtare nga Shqipëria në një kohë të vështirë për shkak të pandemisë.

“Siç thashë, ishte një kërkesë urgjente dhe një sasi simbolike e vaksinave për të filluar vaksinimin e stafit tonë mjekësor dhe paramjekësor. Sigurisht që nuk kam dashur të them seriozisht se bashkë me ministrin Di Maio apo institucione të tjera italiane kemi bërë kontrabandë, Zoti na ruajt! Aq më tepër që këto doza janë dhuruar nga qeveria italiane në Shqipëri dhe janë përdorur në një moment emergjence të rëndë. Nga ana italiane ishte edhe një shenjë mirënjohjeje për dërgimin, në një fazë kritike të epidemisë së Covid në Itali, të mjekëve dhe infermierëve tanë për të mbështetur një vend vëlla.

Do të jetë gjithmonë një kënaqësi për të treguar këtë operacion dhe për të nderuar Italinë, Luigi Di Maion dhe Giuseppe Conten për atë ‘oksigjen’ që na dhanë kur një popull i tërë ishte në rrezik mbytjeje. Shpresoj që askush të mos ketë më idenë më të keqe që të kapet me fjalë të vetme, sicc bënin censuruesit e mëdhenj të lirisë në kohët më të errëta të stalinizmit në Itali”, ka thënë Rama.

‘Një operacion kontrabande vaksinash i kryer nga dy ministra’, kjo është historia që treguan dje mediat italiane, e cila më pas u mor edhe nga ato shqiptare, për deklarata që Rama bëri në Bergamo gjatë fjalimit të tij në “Kultura do të shpëtojë botën”, organizuar nga ”Semi – Storie di Eccellenza, Merito e Innovazione”. Rama i referohej ish-ministrit të Jashtëm, Luigi Di Maio i cili ishte ulur në rreshtin e parë të Aula Magna të Universitetit të Bergamos, në atë që ishte një nga daljet e tij të para publike pas humbjes së tij në zgjedhje. Në fjalën e tij, Rama foli për situatën politike shqiptare dhe marrëdhënien e tij me Italinë që në ditët e diktaturës kur të rinj si ai shkuan në Vlorë jo për det, por për të ndjekur programet televizive italiane. Megjithatë një deklaratë e cila iu mor dhe tërhoqi vëmendjen, duke e bërë Kryeministrin që të prononcohet edhe një herë në mediat italiane.

TRENDING

Exit mobile version