Connect with us

Shkrime

Rama kundër SPAK, Berisha një grusht kripë në det

Published

on

Nga Lorenc Vangjeli

Ka një keqkuptim të madh për raportet që drejtësia e re është duke vendosur përballë dy pushteteve të tjera, legjislativit dhe ekzekutivit, mëkatarëve të shumtë të Tiranës dhe gjithë publikut shqiptar. Besohet gjerësisht se drejtësia, SPAK-u në veçanti, do të jetë sopata që do të godasë të ligjtë dhe do të bëjë më të pastër, më të virtytshme dhe më të ndershme politikën. Kjo është një shpresë naive.

Bindja se ka dy kampe qartësisht të ndarë, ku politikanët dhe administratorët janë të ligjtë, kurse drejtësia e re do të prodhojë heronjtë e mirë që luftojnë kundër tyre, është një legjendë urbane dhe tërësisht e pavërtetë. Gjykimi i tillë ekstrem është marrëzi siç janë zakonisht të gjitha ekstremet. Politika korrigjohet si studentët në provim, vetëpastrohet si macet dhe ndëshkohet vetëm me mjete politike. Domethënë me votë. Kurse drejtësia shërben për të gjykuar fakte dhe individë të veçantë. Pjesën dhe jo të tërën. Duke “orientuar” kështu, edhe klimën për votën e mëpasshme.

Vetëm mbi këtë bazë logjike mund të kuptohet më qartë histeria dhe euforia, frika dhe shpresa, spekulimi dhe besimi, gjithë ky kompleks ndjesish që riktheu në vëmendje spiralja e deklarimeve të kryeministrit me kryefjalë SPAK-un. Kundërshtarët e shumtë të tij në Tiranë, kryesisht ata që kanë për karburant urrejtjen dhe pavarësinë totale nga arsyetimi, nuk patën edhe kësaj here sy për të parë, veshë për të dëgjuar dhe mendje për të vënë në punë, që të shpjegonin se çfarë e shtyu Ramën, që në dukje, njëlloj si paraardhësi i tij, por natyrisht me shumë më shumë elegance se ai, të vihej përballë SPAK-ut. Gjithë pjesa tjetër e njerëzve të tij, përfshi këtu edhe mëkatarët e shumtë, po sillen si qengja kurbani që e zgjasin vetë qafën në heshtje duke u lutur që rradha t’u vijë sa më vonë.

I vetmi që e ka kuptuar qartë se çfarë thotë Rama, ishte ai që dukej gabimisht si shënjestra e tij kryesore, Doktor Berisha. Në formë, ngjan se Rama po kërkon kokën e tij, por Berisha e di që duke qenë hipoteka kryesore e pushtetit të Ramës, kryeministri në të kundërt nga çfarë thotë, do ta donte shumë atë vetë në krye të PD-së dhe përballë PS-së.

Do ta donte jashtë dhe jo brenda!

Do ta donte fajtor të dyshuar dhe jo politikan të hetuar dhe të ndëshkuar.

Në këtë mjegull që çorienton naivët dhe le pa frymë spektatorët e spektaklit, ka dy faulle thelbësorë që janë konsumuar dhe që janë të qartë tashmë. Të parin e ka shkaktuar vetë kryeministri. Rama nuk mund të flasë me emra dhe të dëshmojë me gisht fajtorët, edhe kur është i bindur në fajësinë e tyre. Ai ka në dorë vetëm të bëjë një kallëzim penal dhe të presë me durim nëse drejtësia do të verifikojë bindjet e tij.

Në faull është edhe SPAK-u.

Organi i akuzës mund të nisë çështje edhe kryesisht, duke u nisur qoftë dhe vetëm nga indicje të marra nga burime të hapura. Edhe kur një denoncim i tillë vjen nga meda apo nga kryeministri e kushdo tjetër. Aq më tepër kur ata kanë në dorë një “vendim të formës të prerë” që vjen nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Në një vend normal, SPAK-u duhet të kishte nxituar që në majin e vjetshëm, kur ndodhi kualifikimi Non Grata i zotit Berisha, që të kërkonte zyrtarisht provat dhe faktet e mundshme amerikane për ish-presidentin dhe ish-kryeministrin shqiptar. Për hir të kujtesës dhe kronikës, edhe nga ambasada amerikane në Tiranë, edhe nga zyrtari i lartë Escobar, është lënë e hapur kjo mundësi.

Nëse SPAK-u nuk e ka bërë ende një gjë të tillë, ka gabuar. Nëse i ka marrë dhe nuk ka vepruar, ka gabuar edhe më shumë.

Në të gjitha rastet, ka shumë gjasa që kjo gjë të ndodhë herët ose vonë, në mos ka ndodhur dhe siç thuhet shpesh, është vetëm çështje kohe të mësohet se çfarë po ndodh.

Pjesa tjetër është kronikë. Shumë shpejt Spanja, vendi ku ka një komunitet të madh shqiptarësh që jo thjesht shijojnë diellin e mrekullueshëm mesdhetar të gadishullit, plazhet apo stadiumet e saj, do të përmendet gjithmonë e më shumë në Tiranë. Marrëveshja e vitit të shkuar e ekstradimit që Shqipëria ka nënshkruar tashmë me Spanjën, do të ketë frute shumë të hidhura për njerëz që shijojnë Dolce Vita-n e tyre.

Po kështu, dekodimi i komunikimeve të fshehta që ka ndodhur muaj të tërë më parë dhe në të cilat janë përgjuar biseda të pafundme në shqip, është një minierë e artë për akuzën që do të tregojë nëntokën e zymtë të krimit dhe shfaqjen e tij vanitoze me njerëz që dalin shpesh në televizor. Të paktën, prokurorë francezë, hollandezë dhe belgë dinë shumë për labirintet më shumë se të errëta të kësaj miniere. Ndoshta nuk duhet pritur një muaj për të dëgjuar thagma nga ky trekëndësh i Evropës Perëndimore me porte në oqeanin Atlantik.

Dhe siç ndodh ndonjëherë, si për të provuar se edhe rastësia është domosdoshmëri, memoria e celularit të një të arrestuari të dyshuar për vrasje, që tashmë ndodhet në dorë të prokurorisë, mund të jetë qenë sërish një minierë aspak e lavdishme për shkak të listës së “çuditshme” të kontakteve të tij, mesazheve të shkëmbyera apo dhe videove trasgersive që mban.

Në tryezën ovale të qeverisë Rama, në pushtetin lokal, por dhe gjetkë në administratën e tij, janë shfaqur cepa dhe thepa. Kush ka gabuar e di më mirë se kushdo tjetër se cfarë ka bërë dhe se në çfarë lloj apeli i duhet të përgjigjet, kur kryeministri të verë duart në veshët e tyre.

Me shumë gjasa, Rama qesh kur vartës dhe kundërshtarë, kazanë dhe urrejtës profesionistë, e lexojnë literalisht, por nuk e kuptojnë. Rama nuk ka nevojë të hedhë një grusht me kripë për ta bërë detin më të kripur. Kripa përvëlon plagë të vjetra dhe të reja dhe duket se drejtësia, segmente domethënës të saj, që për fat të mirë janë edhe të “telekomanduara dhe të pilotuara”, por jo nga Rama, mund të flasë me një gjuhë që do të zgjojë gjetkë njerëz që flenë në vila dhe mbi “dyshekë” të mbushur me para të pistë.

Shkrime

Republikanët nisin të lëvizin, prezantojnë ‘Ligjin e të Drejtave të Grave’ për të mbrojtur femrat biologjike

Published

on

By

Ligjvënësit republikanë po bëjnë presion për krijimin e një ‘Ligj të Drejtave të Varrit’ për të përfshirë ligjin në mbrojtjen e femrave.

Projektligji në kërkim të një personi në lindje. Sipas njoftimit, ‘grua’ dhe ‘vajzë’ i referohen femrave njerëzore, dhe termat ‘burrë’ dhe ‘djalë’ dhe referohen meshkujve njerëzorë.

Pranimi i dallimeve biologjike midis gjinisë është për ‘mbrojtjen e veprimtarive dhe organizatave të ndara sipas gjinisë’, sipas një njoftimi për shtyp të lëshuar nga Kongresmenia Debbie Lesko (Arizona), e cila zbuloi projektligjin jashtë Kapitol Hill më 19 maj.

Projektligji pohon gjithashtu rëndësinë e përdorimit të fjalëve ‘nënë’ në ‘baba’ në ligjin e shkruar për të ‘mbrojtur familjet dhe për të ushqyerit’.

“Ka arsye të rëndësishme për të bërë dallimin midis gjinive në lidhjet me atletët, burgjet, adresat e dhunës në familje, tuale dhe zona të tjera, rëndësi të veçantë të biologjisë, siguria dhe privatësia.” – thotë projektligji, një kopje e të cilit mund të ndahet me ‘The Epoch Times’.

Një version shoqërues i projektligjit është krijuar në Senat nga Senatorët Cindy Hyde-Smith, Cynthia Lummis e Ted Cruz.

“Kolegët tanë në të mirën e tyre të fshijnë. Nëse nëse do të bëhet fjalë për nxjerrjen e fjalëve ‘nënë’ nga ligji i shkruar ose lejimin e burrave biologjikë në familjet e grave për dhunën në familje, demokratët po zhdukin klientët dhe ata që unike tonat.” – tha njëra nga Senatoret.

Pesë ligjvënës të tjerë që bashkëdrejtojnë projektligjin folën në konferencën për shtyp. Kongresmenia Diana Harshbarger tha se ajo po udhëheq shumë gjenerologjike për të sqaruar dallimet biologjike gjinore ‘në një kohë kur janë këto të ardhshme të liderëve femra kanë nevojë për të’.

“Është dëshpëruese dhe zemëruese të shohësh disa nga udhëheqësit e kombit tonë të hedhin karakteristikat e mëposhtme unike biologjike që bëjnë një grua.” – tha ajo për The Epoch Times.

Në konferencën për shtyp, Harshbarger e përshkroi një ‘nder të jashtëzakonshëm të qenit grua, nënë, gjyshe, pronare biznesi dhe Kongresmene’. Të përcaktosh se çfarë është një grua, tha ajo, ‘nuk është aq e vështirë’.

“Si një persona me lidhje me mjekësinë më lejoni të përcaktoj një grua për ju.” – tha ajo në konferencën për shtyp.

“Femrat janë seksi që kanë aftësinë për të lindur fëmijë ose për të prodhuar vezë. Me fjalë të thjeshta, kjo do të thotë një njeri i aftë të lindë një njeri tjetër. Nëse jeni akoma të paqartë, ndiqni shkencën. Gratë kanë dy kromozome X, lindin me mitër dhe vezore dhe kanë një cikël menstrual ose ovarian, që do të thotë se mund të lindin.” – shtoi ajo.

Kongresmenia Mary Millier tha se ajo po e mbështet projektligjin në emër të pesë vajzave të saj, të cilat, vuri në dukje ajo, janë ‘të gjitha gra’.

“Ky dokument i arsyeshëm do të ndihmojë në kodifikimin e kuptimit tonë të përbashkët dhe realitetit që ne të gjithë e dimë për fjalët ‘femër’, ‘grua’ dhe ‘gjini’ dhe unë jam krenare që e mbështes atë.” – tha ajo për The Epoch Times.

Vicky Hartzler thirri shembullin e përrallës popullore të Hans Christian Andersen “Rrobat e reja të perandorit”, ku të gjithë u bënë ‘budallenj’ duke parë perandorin e tyre të ecte lakuriq në rrugë derisa një djalë i ri foli dhe bëri pyetjen e qartë : ‘Pse perandori nuk ka rroba?”

“Ndjehem sikur po jetojmë në atë histori sot. Dikush duhet të flasë dhe të deklarojë të dukshmen dhe t’i zgjojë të gjithë.” – tha ajo.

Debatet për çështjen e ndjeshme janë vënë në qendër të vëmendjes që kur Lia Thomas, një atlete transgjinore e lindur mashkull biologjik e Universitetit të Pensilvanisë theu rekordet e tre femrave në not dhjetorin e kaluar.

Aimee Arrambide, drejtore ekzekutive e grupit pro abortit ‘Avow Texas’, dëshmoi në një seancë dëgjimore të Komitetit Gjyqësor të Dhomës së Përfaqësuesve të mërkurën se ajo beson se burrat mund të mbeten shtatzënë dhe të kryejnë abort.

Kongresmeni Jim Banks, kryetar i Komitetit të Studimeve Republikane, grupi më i madh i ligjvënësve konservatorë në Uashington, përmendi dëshminë e saj si një shembull të asaj që ai e pa si përpjekje të së majtës për të mohuar dallimet biologjike të njerëzve.

“Mohimi i realitetit është i vështirë dhe amerikanët janë të vështirë të mashtrohen.” – tha ai në një projekt në lidhje me shtypin, duke vënë në dukje se një ligj nga kolegu i tij, Kongresmeni Greg Steube për të skualifikuar ndërkombëtarët e transgjinorëve nga konkurrimi në sportet e grave ka marrë 183 nënshkrime nga republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve, 35 vota më pak nga 218 që nevojiten për të detyruar një votim në Dhomë.

Continue Reading

Shkrime

DW: Pse Austria është neutrale

Published

on

By

50 të famshëm e kanë vënë në dyshim neutralitetin në Austri. Pse në këtë vend ende nuk ka një shumicë për anëtarësim në NATO? Ndërkohë që gjendja në Finlandë dhe Suedi ka ndryshuar.

Me Suedinë dhe Finlandën, dy vende evropiane kanë vendosur të heqin dorë nga neutraliteti i tyre prej dekadash. Por kancelari Karl Nehammer e përjashton këtë hap edhe për Austrinë. Ai e konfirmoi këtë në prill, ndër të tjera, pak para se të udhëtonte në Moskë në përpjekje për të bindur presidentin Vladimir Putin për t’i dhënë fund sulmit rus ndaj Ukrainës: “Austria ka qenë neutrale, Austria është neutrale dhe Austria do të mbetet neutrale”, tha ai.

Por më pas 50 persona të famshëm austriakë e ngritën sërish çështjen. Në një letër të hapur, ata i bëjnë thirrje presidentit federal Alexander van der Bellen që të kryejë një kontroll të pavarur për të përcaktuar nëse neutraliteti i vendit është ende i përshtatshëm. “Ka pasur gjithmonë përpjekje nga palë të ndryshme për të hequr dorë nga neutraliteti, por ato gjithmonë kanë dështuar”, thotë politologu vjenez Heinz Gärtner. “Nuk ka asnjë parti të madhe që e dëshiron këtë, dhe as popullata nuk e dëshiron.” Në sondazhe, më shumë se 75 përqind e austriakëve flasin rregullisht në favor të neutralitetit.

Pas këtyre votimeve do të mendoje se debati është larguar nga tavolina. E megjithatë mbetet pyetja se pse neutraliteti i Austrisë duket kaq i pakundërshtueshëm, veçanërisht pasi vendi ndjek një politikë të jashtme më aktive se Suedia, Finlanda apo Zvicra.

Pse Austria është neutrale?

Për shekuj me radhë, Austria ishte një fuqi e madhe që vendoste perandorin në Perandorinë e Shenjtë Romake dhe ishte çdo gjë tjetër veçse jo neutrale. Në shek e 19 u krijua Perandoria austriake, nga e cila në vitin 1867 edhe perandoria e dy mbretërive – Austrisë dhe Hungarisë, që përfshinte pjesë të mëdha të Ballkanit deri në Hungarinë e sotme.

Pas disfatës në Luftën e Parë Botërore, Austria u reduktua në kufijtë e saj të sotëm me Traktatin e Saint-Germain. Megjithatë, vendi u bë neutral vetëm dhjetë vjet pas një humbjeje tjetër në Luftën e Dytë Botërore – më 26 tetor 1955 me Traktatin Shtetëror të Vjenës.

Në atë kohë Austria, sikur edhe Gjermania, ishte e pushtuar nga katër fuqitë fitimtare (Rusia, SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca). “Neutraliteti ishte mënyra e vetme që i mundësonte Austrisë largimin e trupave aleate nga ky vend,” shpjegon Gärtner. “Në atë kohë, Austria kërcënohej edhe me një ndarje të përhershme, të ngjashme me atë të Gjermanisë. Ky rrezik u shmang me konsensusin e fuqive fitimtare për neutralitetin – veçanërisht Bashkimit Sovjetik dhe SHBA-së.”

Sa neutrale është Austria?

Edhe pse Bashkimi Sovjetik ra dakord për neutralitetin në atë kohë, nuk ka dyshim se Austria anon drejt kulturës dhe vlerave demokratike të ekonomisë së tregut të Perëndimit. Kjo reflektohet edhe në faktin se Austria u bë anëtare themeluese e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) në vitin 1961.

Por në të njëjtën kohë, nga vitet 1960, kryeqyteti i Austrisë, Vjena u bë selia e disa organizatave të rëndësishme ndërkombëtare që nuk mund t’i atribuohen asnjërës palë të Luftës së Ftohtë, duke përfshirë Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) dhe Organizatën e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) si dhe një sërë organizatash të OKB-së. Bruno Kreisky, Kancelar Federal i Austrisë nga viti 1970 deri në 1983, e pa këtë si një alternativë më të mirë të politikës së sigurisë ndaj ngritjes ushtarake të vendit.

Për politologun Gärtner, kjo nuk është një kontradiktë: “Nuk është çështje neutraliteti të përgjithshëm por vetëm neutraliteti ushtarak”. Traktati shtetëror përjashton tre gjëra në veçanti: ndërhyrjen ushtarake në konfliktet e vendeve të tjera, vendosjen e përhershme të trupave të huaja në Austri dhe anëtarësimin në një aleancë ushtarake.

Por Bashkimi Sovjetik, ashtu sikur edhe Mbretëria e Bashkuar, kundërshtoi prej kohësh pranimin e Austrisë në Komunitetin Evropian, organizata paraardhëse e Bashkimit Evropian (BE). Kjo justifikohej me një kalim në traktatin shtetëror që përjashtonte një “bashkim me Gjermaninë” – qoftë edhe atë ekonomik. Së fundi, pak para rënies së Murit të Berlinit, Austria aplikoi për anëtarësim, të cilin e mori në 1995.

Si krahasohet neutraliteti i Austrisë me atë të vendeve të tjera evropiane?

Në rastin e Suedisë dhe Finlandës, dekada neutraliteti nuk ishin gjë tjetër veçse një doktrinë vullnetare e politikës së jashtme. Austria dhe Zvicra, nga ana tjetër, janë të detyruara të jenë neutrale, në bazë të traktateve ndërkombëtare. Ashtu si në rastin e Austrisë, edhe neutraliteti i Zvicrës ka qenë një kompromis midis fuqive të mëdha përreth: në Kongresin e Vjenës në 1814/15, Franca, Austria dhe Prusia ranë dakord të hiqnin dorë nga interesat e tyre përkatëse në këtë zonë në favor të një konfederatë neutrale.

Por ka dallime domethënëse midis këtyre dy republikave alpine. Ndryshe nga Austria, Zvicra nuk ishte kurrë ndonjë fuqi e madhe. Deri në themelimin e shtetit federal në 1848, Konfederata ishte një shoqatë pak a shumë e lirë e shteteve të vogla sovrane.

“Zvicra ruan një neutralitet më pasiv se Austria”, thotë Gärtner. Tradicionalisht, ajo nuk pajtohet me asnjë sanksion ekonomik, nuk është anëtare e BE-së dhe për këtë arsye nuk merr pjesë në politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së. Austria është gjithashtu shumë më aktive si ndërmjetëse në konfliktet ndërkombëtare dhe merr pjesë në një masë shumë më të madhe në misionet e helmetave blu të OKB-së.

A mund të qëndrojë neutraliteti i Austrisë?

Kur shikojmë qëndrimet e popullatës dhe politikanëve, pyetja nëse Austria po heq dorë nga neutraliteti i saj nuk shtrohet në fakt, thotë shkencëtari politik Gärtner: “Do të ishte shumë më interesante të debatohet se si Austria do ta interpretojë neutralitetin e saj në të ardhmen.”

Continue Reading

Shkrime

Pse kriminelët përdorin Matrix për të komunikuar

Published

on

By

Arrestimet e ditëve të fundit në operacionin e SPAK dhe zbardhja e dëshmive të të penduarve të drejtësisë Dumani, Hoxhaj e Xhixha, ka zbuluar një fakt interesant.

Komunikimi nëpërmjet tyre e personave të tjerë ende në kërkim bëhej përmes aplikacionit ‘Matrix’. Përmes aplikacionit ata shkëmbenin vrasjet që duheshin bërë, personat në shënjestër, pagesat e një mori informacionesh të tjera, tani për tani të pagjurmueshme nga ana e policisë.

Matrix është një aplikacion që përdoret gjerësisht mes trafikantëve e grupeve të ndryshme kriminale në mbarë botën.

Pak muaj më parë, pas goditjes së disa grupeve ndërkombëtare të trafikut të drogës e zbërthimit të rogramit Skysec, përdoruesit e aparateve me programin Matrix morën një mesazh nga ana e kompanisë që i qetësonte duke i garantuar se telefonat e tyre nuk ishin çkoduar a zbërthyer nga organet ligjzbatuese.

Në vetë faqen e saj në internet, Matrix e përshkruan kështu veten:

“Matrix është një projekt me burim të hapur që publikon standardin e hapur të Matrix për komunikim të sigurt e të decentralizuar në kohë reale zbatimet e referencës të serverit të saj Apache të saj të licencuar. E mirëmbajtur nga fondacioni jofitimprurës Matrix.org, ne synojmë të krijojmë një platformë të hapur e cila është po aq e pavarur, e gjallë dhe në zhvillim sa vetë Ëeb-i…por për komunikim. Që nga qershori 2019, Matrix ka dalë nga versioni beta dhe protokolli është plotësisht i përshtatshëm për përdorim.”

Po kështu sipas Matrix, ata nuk kanë server të dhënash dhe as nuk i detyron përdoruesit e tij që të japin të dhëna të vërteta apo arsyet pse po përdoret.

Kompania pretendon se është një pikë e decentralizuar bisedash më shumë sesa një protokoll mesazhesh. Kur dërgohet një mesazh në Matrix, ai përsëritet në të gjithë serverët, përdoruesit e të cilëve po marrin pjesë në një bisedë të caktuar.

Matrix thotë se nuk ka asnjë pikë të vetme kontrolli në një bisedë Matrix që përfshin shumë serverë: akti i komunikimit me dikë tjetër në Matrix ndan pronësinë e bisedës në mënyrë të barabartë me përdoruesit e tjerë. ‘Edhe nëse serveri juaj shkon jashtë linje, biseda mund të vazhdojë pa ndërprerje diku tjetër derisa të kthehet. Sipas kompanisë kjo do të thotë që çdo server ka vetësovranitet të plotë mbi të dhënat e përdoruesve të tij dhe çdokush mund të zgjedhë ose të drejtojë serverin e tij dhe të marrë pjesë në rrjetin më të gjerë Matrix’.

Po sa të sigurt janë ata që njihen si ‘telefonat e punës’ mes grupeve kriminale apo trafikantëve të lëndëve narkotike.

Pavarësisht garancisë së dhënë nga kompania për aparatet që mes narkotrafikantëve e vrasësve njihen si ‘telefonat e punës’, koha ka treguar se programet e enkriptuara kanë mundur të ruajnë jo më shumë se 2 vite jetë integritet dhe pamundësi të autoriteteve për t’i çkoduar.

Më pas ato janë zbërthyer nga agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, gjë që ka çuar në shumë raste në goditje të rëndë ndaj grupeve kriminale në mbarë botën duke çuar në arrestime masive e sekuestrime drogë e armësh.

Continue Reading

Shkrime

SIPRI: Bota po rrëshqet drejt një epoke të re

Published

on

By

Liderët botërorë janë duke dështuar që të përgatiten për një epokë të re komplekse dhe shpesh të paparashikueshme për paqen, teksa rreziqet për mjedisin dhe sigurinë sa shkojnë e rriten, thuhet në një raport të Institutit Ndërkombëtar për Kërkime rreth Paqes (SIPRI), me bazë në Stokholm.

Raporti, i titulluar “Ambienti i Paqes: Siguria në epokën e re të rreziqeve”, ofron disa rekomandime për ligjvënësit, për të tejkaluar këtë periudhë paqëndrueshmërie.

Raporti tregon në detaje sesi krizat në ambient – përfshirë ndryshimet klimatike, shkatërrimet masive dhe mungesa e burimeve – janë duke ndërvepruar me horizontin e zymtë të sigurisë dhe me fenomene tjera sikurse pandemia e koronavirusit.

Më shumë se 30 hulumtues nga SIPRI dhe institucione tjera kanë kontribuuar në këtë raport, të udhëhequr nga Margot Wallstrom, ish-ministre për Punë të Jashtme në Suedi dhe Komisionare evropiane për Ambientin.

Rreziqet komplekse

Raporti ka në fokus përshkallëzimin e krizës së sigurisë.

Shembull, përmendet se në periudhën 2010-2020, numri i konflikteve të armatosura shtetërore është dyfishuar (56), ashtu sikurse numri i vdekjeve si pasojë e konflikteve.

Numri i njerëzve të dëbuar me forcë, po ashtu është dyfishuar, duke shkuar në 82.4 milionë.

Më 2020, numri i kokave bërthamore është rritur pas disa vitesh punë për zvogëlimin e tyre, dhe më 2021 shpenzimet për ushtritë në botë kanë tejkaluar shifrën e 2 trilionë dollarëve, për herë të parë në histori.

Sa u përket krizave të ambientit, rreth një çerek i të gjitha gjallesave janë në rrezik të zhdukjes, kualiteti i tokës është në rënie dhe shfrytëzimi i burimeve natyrore është në nivele të paqëndrueshme.

“Ndryshimet klimatike po rezultojnë me stuhi dhe valë të të nxehtit, duke rritur rrezikun për korrje në shkallë të gjerë”.

Bashkëpunimi është realizmi i ri

Dekada e fundit është përcjellë me rritje të tensioneve gjeopolitike, dhe ato me raste janë përshkallëzuar edhe mes shteteve të mëdha, thuhet në raport.

Sipas tij, është popullizmi është në rritje.

Hartuesit e raportit besojnë se bashkëpunimi është kyç për të menaxhuar krizat e ambientit dhe ato të sigurisë.

“Asnjë qeveri nuk mund të garantojë mirëqenie për qytetarët dhe siguri ndaj krizave globale, pa pasur bashkëpunim ndërkombëtar”, ka thënë Helen Clark, ish-kryeministre e Zelandës së Re dhe anëtare e panelit.

“Në fakt, bashkëpunimi është realizmi i ri”.

Përgatitja për të papriturën

Pandemia e koronavirusit ka theksuar nevojën që shtetet të jenë të përgatitura për situata që kanë potencial shkatërrues.

Shembull, duke mësuar nga përvoja me shpërthimin e virusit SARS më 2002, Koreja Jugore ka arritur ta ketë shkallën e vdekshmërisë nga COVID-19 në nivele më të ulëta për gati 10 për qind, në krahasim me shtetet që kanë numër të ngjashëm të popullsisë përgjatë dy viteve të para të pandemisë.

Përveç ruajtjes së jetëve, këto praktika i kanë mundësuar Koresë Jugore që të menaxhojë destabilizimin e ekonomisë dhe ndikimin social, në krahasim me shtetet që nuk janë përgatitur për kriza, pavarësisht paralajmërimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Pandemia na tregon qartë për rreziqet që shfaqen kur vendosim të mos përgatitemi”, ka thënë Margot Wallstrom.

“Teksa krizat ambientale dhe ato të sigurisë përkeqësohen, qeveritë duhet të vlerësojnë rreziqet që lidhen me to, të zhvillojnë kapacitete për luftim të tyre dhe të bëjnë shoqëritë më fleksibile. Shtetet më të varfra kanë nevojë për përkrahje ndërkombëtare dhe duhet ta marrin atë”.

Rëndësia e tranzicioneve paqësore

Për të luftuar ndryshimet klimatike dhe krizat tjera më të mëdha për ambientin, qeveritë në gjithë botën duhet të bëjnë tranzicione të mëdha në sektorin e energjisë dhe atë për shfrytëzim të tokave.

Mbajtja e temperaturës globale në 1.5 gradë Celsius, siç e parasheh Marrëveshja e Parisit për Klimën, nënkupton ndaljen e plotë e emetimeve të karbonit brenda tri dekadave.

Në fushën e biodiversitetit, qeveritë janë duke diskutuar iniciativa sikurse 30×30, e cila nënkupton mbrojtjen e 30 për qind të tokave dhe oqeaneve në botë deri më 2030.

Në raportin e SIPRI-t thuhet se këto tranzicione duhet të jenë të suksesshme sepse dështimi bart kosto të madhe.

Biokarburantet dhe digat e hidrocentraleve kanë treguar historikisht se mund ta përkeqësojnë situatën e sigurisë, pasi vetëm hidrocentralet kanë zhvendosur rreth 80 milionë njerëz nga shtëpitë e tyre.

“Ne duhet të mësojmë nga gabimet e së kaluarës dhe të mos i përsërisim në shkallë të gjerë”, ka thënë, Geoff Dabelko, një prej autorëve të raportit, i cili punon edhe si profesor në Universitetin e Ohajos.

“Konservimi duhet të ndodhë, por jo me forcë. Tranzicioni në emetimet zero të karbonit është gjë e domosdoshme, mirëpo duhet të ndodhë në mënyrë të drejtë. Luftimi i krizave mjedisore duhet të jetë në hap me drejtësinë, barazinë, të drejtat e njeriut dhe me krijim të paqes, në vend të shkatërrimit të saj”.

Financoni paqen, jo rrezikun

Aktualisht, qeveritë shpenzojnë mesatarisht 5-7 trilionë dollarë në vit në aktivitete që mund të dëmtojnë natyrën, sikurse subvencionimi i lëndëve fosile, peshkimi në mënyrë jo të duhur dhe shpyllëzimi.

Qeveritë janë zotuar se do të punojnë në këtë drejtim, mirëpo diçka e tillë nuk ka ndodhur, thuhet në raport.

“Nëse qeveritë dëshirojnë të sigurojnë paqe në epokën e re të rrezikut, ato duhet të ndërrojnë rrjedhën e financave nga aktivitetet e dëmshme”, ka thënë panelisti i raportit, Arunabha Ghosh.

Continue Reading

Shkrime

Fundi i Perandorisë Ruse? Në Ukrainë po luhet më shumë se sa fati i Putinit

Published

on

By

Nga Walter Russell Mead “Wall Street Journal

Ndërsa Rusia dhe Ukraina po përgatiten për atë që mund të jetë beteja më e madhe e tankeve në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, e ardhmja e luftës së nisur nga Vladimir Putin mbetet e pamundur të parashikohet.

Por janë të mundshme edhe rezultate të tjera. Guximi i ukrainasve, aftësia e tyre e madhe taktike në terren, dhe qasja tek armët dhe pajisjet perëndimore mund të prodhojnë një varg tjetër pengesash poshtëruese për Rusinë.

Skenari më i keq për Putinin, do të ishte që lufta e Rusisë në Ukrainë të përfundonte me një disfatë ushtarake gjithëpërfshirëse, me rënien e enklavave pro-ruse në Donbas dhe Moldavi, si dhe me integrimin e Ukrainës në Perëndim.

Një humbje e tillë do të ishte më shumë sesa një poshtërim personal, për karrierën e tij si politikan. Ajo do t’i shkaktonte gjithashtu një tronditje të madhe psikologjike dhe strategjike për pozitën dhe vetë-imazhin e Rusisë. Do të ndryshonte rrjedhën e historisë ruse.

Rusia nuk do të ishte ish-perandoria e parë që do të përballej me një moment të llogaridhënies para historisë. Humbja e Spanjës në vitin 1898 përballë shteti të ri të SHBA-së, ishte një moment vendimtar në historinë spanjolle. Perandoria globale që kishte formësuar Spanjën që nga ekspeditat e Kolombit ishte zhdukur papritur, dhe spanjollët filluan të vënë në dyshim gjithçka, nga monarkia deri tek roli i kishës.

Për Britaninë dhe Francën, dështimi i tyre poshtërues gjatë Krizës së Suezit të vitit 1956, i detyroi të dyja vendet ta kuptonin se nuk ishin më fuqi globale të pavarura. Lavditë e perandorive të dikurshme kishin marrë fund, dhe 2 ish-superfuqitë filluan me dhimbje dhe pa dëshirë t’i përshtateshin rrethanave të tyre të reja.

Një dështim vendimtar rus në Ukrainë, mund të sjellë të njëjtën situatë për Moskën. Në rast se Rusia nuk do të arrijë që të pushtojë zemrën e Ukrainës (Ukraina Perëndimore është më pak problem në mitologjinë historike ruse), rusët nuk do të jenë në gjendje të shmangin përfundimin se perandoria e carëve, e ndërtuar me shumë kosto gjatë shumë shekujve, dhe e rivendosur nga Lenini dhe Stalini pas fatkeqësisë së Luftës së Parë Botërore, ka rënë në mënyrë të pakthyeshme.

Kjo do ta detyrojë Rusinë t’i nënshtrohet një lloj auto-reflektimit të thellë, ashtu si ish-perandoritë e tjera. Pasojat do të jenë shumë të mëdha. Nën sundimin e Romanovëve, komunistëve, dhe tani të Putinit, mendimi politik rus është formësuar nga tre besime: që Rusia është e ndryshme, që ndryshimi është transhendentalisht i rëndësishëm, dhe se ai i jep Rusisë një rol unik në historinë botërore.

Humbja në Ukrainë do ta minonte në themele besimin tek këto ide, duke e zhytur Rusinë në një krizë identiteti me pasoja politike të paparashikueshme. Carët, komisarët komunistët, dhe sot Putinistët, e panë Rusinë si unike dhe të përkushtuar ndaj një lufte kundër Perëndimit.

Për carët, Moska ishte “Roma e tretë”, që do të mbante pishtarin e Krishterimit dhe qytetërimit, pasi Roma e parë ra në duart e pushtuesve barbarë, dhe Roma e dytë (Kostandinopoja) ra në duart e turqve.

Për komunistët, Moska ishte kështjella e revolucionit global proletar, e destinuar të asgjësonte kulturën dekadente borgjeze të Perëndimit. Putin dhe bashkëpunëtorët e tij e shohin njëlloj. Sipas tyre Rusia është angazhuar në një luftë për mbijetese kundër dekadencës perëndimore, ligësisë dhe lakmisë së shfrenuar.

Për të mbajtur veten në garën e barabartë me Perëndimin më të zhvilluar, dhe për të siguruar qeverisje të përshtatshme për psikikën e saj unike, Rusia, kanë argumentuar gjithmonë sundimtarët e saj, duhej ta përqendronte pushtetin në krye.

Vetëm një udhëheqës aq i fortë sa Katerina e Madhe, Stalini, apo siç thonë admiruesit e tij si Putin, mund t’i japë mundësi Rusisë të dominojë në përballjen e saj saj me Perëndimin. Thelbi i çështjes është Ukraina. Me Ukrainën nën kontroll, Moska e sheh veten si fuqia më e madhe në Evropë.

Pa Ukrainën, ëndrra që Rusia të mundet të rifitojë statusin e Bashkimit Sovjetik si një superfuqi do të pësojë një fund të hidhur. Më keq akoma: ndoshta nga këndvështrimi i teoricienëve “euroaziatikë” dhe nacionalistëve radikalë rusë, të cilët i japin një lloj mbulese legjitimiteti regjimit të Putinit, një fitore e Ukrainës ortodokse, sllave dhe demokratike mbi Rusinë despotike, nuk do të sfidonte vetëm legjitimitetin personal të Vladimir Putin.

Përkundrazi, ajo do të sfidonte idenë e veçantisë ruse, dhe do të minonte fatalisht pikëpamjen se despotizmi është forma e qeverisjes që i përshtatet më së miri shpirtit rus. Ndërsa lufta po nxjerr në pah ligësinë dhe mizorinë e natyrshme të regjimit të Putin, dhe ndërsa mizoritë jashtë vendit dhe represioni brenda Rusisë po lënë gjithnjë e më tepër gjurmë, është e pamundur të mos shpresojmë një disfatë ruse në këtë luftë.

Gjithsesi duhet pasur kujdes. Putin dhe ata përreth tij e dinë se në Ukrainë nuk po luftojnë vetëm për një rregullim të kufijve. Ata po luftojnë për botën e tyre, ndaj për ta mund të jetë psikologjikisht e pamundur ta pranojnë humbjen, derisa çdo masë, sado e pamëshirshme, apo çdo armë, sado e urryer, të jetë përdorur në maksimum. Për Vladimir Putinin dhe njerëzit përreth tij, rreziqet në Ukrainë janë pafundësisht të mëdha.

Continue Reading
Advertisement
Advertisement

TRENDING