Politike

Rama mbledh grupin e PS-së, kritika Xhaçkës për performancën

Kryesocialisti Edi Rama mblodhi ditën e sotme grupin e Partisë Socialiste ku në fokus ishte performanca e ministrave dhe deputetëve në aktivitetin parlamentar. Burime  bëjnë me dije ka marrë kritika ministrja e Jashtme Olta Xhaçka. I pranishëm në mbledhje ishte deputeti Agron Çela, i cili u prezantua sot nga Rama përballë socialistëve, teksa iu bashkua atyre duke lënë Partinë e Lirisë. Ky takim i tyre vjen ndërsa ditën e sotme do të nisë edhe sesioni i ri parlamentar, ku diskutime brenda në grupit morën edhe nismat e PS-së, nga amnistia fiskale, tek pasaportat e arta. Ligji për bashkëpunëtorët e ish sigurimit, do të jetë prioritet për socialistët, ku personat të cilët provohen nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit se kanë qenë bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit nuk do të mund të zgjidhen më në asnjë post të rëndësishëm e aq më pak të kandidojnë për deputet apo kryetarë bashkie. Në mbledhje u diskutuan edhe objektivat me strukturat vendore për 14 majin, si edhe qëndrimi me opozitën.

lajm ne perditesim…

Mbledhja e PS, Rama kritika Olta Xhaçkës për performancën

Kryesocialisti Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme grupin e PS-së. Burime bëjnë me dije se në mbledhje po diskutohet edhe performanca e ministrave dhe deputetëve në aktivitetin parlamentar, ku deri më tani Rama është treguar kritik me Ministren e Jashtme Olta Xhaçka.

TRENDING

Exit mobile version