Politike

Rama ndërhyn mes tensionit Kosovë-Serbi

Rama ndërhyn mes tensionit Kosovë-Serbi

“Rama ndërhyn mes tensionit Kosovë-Serbi” – Ky është titulli i artikullit të prestigjozes ndërkombëtare Euronews, i dedikuar samitit  “Open Balkan” në Beograd, zona e përbashkët ekonomike mes Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe ku Kosova nuk bën pjesë.

Në editorialin e saj Euronews shkruan se ‘Kryeministri shqiptar Edi Rama kritikoi qasjen e ngurtë të kryeministrit Albin Kurti ndaj Beogradit kur tha se si është totalisht në anën e qeverisë së Kosovës për njohjen e pavarësisë, por kishte një qëndrim të ndryshëm nga qeveria e Kosovës për dialogun me Serbinë.

Në shkrim thuhet se dialogu është vështirësuar kohët e fundit me ligjin e miratuar nga Prishtina, ligj i cili i detyron serbët e Kosovës të vendosin emblemën kombëtare në makinat e tyre, teksa në të kundërt do të përballen me konfiskim të automjetit.
Në artikull thuhet se Presidenti serb Aleksandër Vuçiç po përgatitet për skenarin më të keq.
“Për momentin nuk shoh zgjidhje. Nga 1 shtatori sigurisht që do të vazhdojnë me këtë fushatë duke u përpjekur t’i detyrojnë serbët të ndërrojnë targa. Nuk mendoj se do t’ia dalin” – ishin fjalët e presidentit Vuçiç.

BE-ja dhe vendet e tjera të Ballkanit duan të shmangin përkeqësimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Brukseli ndërmjetësoi me sukses një marrëveshje të pjesshme midis Beogradit dhe Prishtinës gushtin e kaluar dhe tani mosmarrëveshja e targave mund të minojë përpjekjet diplomatike.

TRENDING

Exit mobile version