Aktualitet

Rama, ndërtuesve: I shisni apartamentet me 2 mijë euro dhe i deklaroni me 850

Në një takim të mbajtur sot paradite me përfaqësuesit e sipërmarrjeve mbi nismën e re për rishikimin e procedurave administrative të biznesit, ndërtuesit kërkuan që të rishikohet çmimi i referencës me 40% që hyri në fuqi në mes të këtij viti por dhe  taksa e kontributit social 3 %.  “Nuk mund të bëhen ndërhyrje të tjera në mesin e vitit fiskal se nuk është llogaritur. Jemi të penalizuar sa i takon kontributit 3% që vetëm ndërtuesi i Tiranës e paguan në Shqipëri. Deri në 2022 ka paguar nga biznesi 100 mln euro për të pastrehët’ u shpreh Erjon Harizi nga Shoqata e Ndertuesve të Shqipërisë. kryeministri Rama u shpreh kategorikisht kundër kur tha se taksa nuk do të ndryshojë dhe as çmimi i referencës duke i kujtuar ndërtuesve se ndërtuesit shesin apartamentet me çmime më të larta nga sa deklarohen. E për këtë arsye janë ndryshuar çmimet e referencës. .

” Çfarë nuk kishit parashikuar ju, që shteti do ju thoshte që nuk mund të vazhdoni të deklaroni shitje shumë nën faktin, këtë nuk kishit parashikuar?! Kishit përgatitur një plan biznesi që do të gënjenit shtetin pa mbarim, dhe do të shisnit apartamente me 2 mijë euro dhe do i deklaronit të shitura me 850 euro? Këtë nuk e kishit parashikuar? Në plan biznesi e kishit edhe evazionin?

Nuk kishit parashikuar që shteti do të vinte momenti e të thoshte STOP! Ju ndërtoni bëni shumë mirë që e bëni por paralelisht bashkitë duhet të ndërtojnë infrastrukturën, rindërtojnë të gjithë hapësirat rreth e rrotull që nuk merrni përsipër të bëni gjë duke nisur nga Tirana. Që ju të shisni apartamente me 2 mijë – 3 mijë – 4mijë – 5 mijë euro, të shisni hapësira biznesi me 6 mijë euro – 7 – 8 mijë euro e të deklaroni atje çmime që janë larg së vërtetës nuk mund të vazhdojë. Çmimet e referencës, nuk janë vënë në mënyrë arbitrare, por në bazë të tregut.

Çoni letër e kërkoni që shteti të mos marrë atë që u takon për njerëzit. Thoni pse shteti na kap mes vitit duke gënjyer pse nuk na lë të gënjejmë deri në fund të vitit. Se ne jemi mësuar kështu të gënjejmë.  Kjo nuk mund të ndodhi.  Unë e di që gënjeni nga halli por vjen një moment që shtyhet më tutje kufiri dhe kështu harmonizojmë interesat më mirë. Edhe me këto referenca ju përsëri fitoni jo pak se ne e dimë tjua bëjmë llogaritë se kemi gjithë atë ministri financash”Mos i hyni kësaj tha Rama.

Edhe sa i takon taksës 3% të kontributit social që japin ndërtuesit do të parashikohet një ndryshim. Rama tha se  po diskutohet që ndërtuesit të japin hapësira prej 3% aty ku ndërtojnë dhe jo në zonat ku duan ata.

“Unë medoj që Bashkia Tiranë nuk duhet t’ju tolerojë, që t’i jepni në vend tjetër, një herë si fillim. Ky është diskutim që e kam bërë me bashkinë e Tiranës. Ju duhet t’i jepni ato 3% në vendin ku ndërtoni.  Se ca njerëz do jetojnë në qendër dhe ca të tjerë që i ka pjellë lopa dhe do rrinë në fund të botës që të kenë afër delet. Kjo nuk është e drejtë. Do ta shikojmë dhe këtë. 3% të jepet aty ku ju ndërtoni, aq sa i takon njerëzve në Tiranë të cilët duhet të përfitojnë nga ato programe” tha Rama.

Janë 1300 kërkesa që miratohen në vit për dhënien e licencave.

Bizneseve do u shpërndahet një pyetësor dhe më pas do të krijohen grupe teknike ku të mund të diskutohet derregullimi dhe elementë të tjerë që e shqetësojnë biznesin.

Afati për lëshimin e vlerësimit të ndikimit mjedisor do të jetë 30 ditë dhe ndryshe nga më parë ku kërkoheshin 17 dokumente sot do të kërkohen 8 dokumente.

Kryeministri Rama tha se po punohet me inteligjencën artificiale për të shkurtuar burokracitë dhe premtoi se brenda këtij mandati prokurimet publike do të jenë të reformuar

‘Ca jetojnë në qendër e ata që i ka pjellë lopa në fund të botës’ Rama paralajmëron ndërtuesit: 3% do e jepni aty ku ndërtoni, jo ku doni ju

Edhe sa i takon taksës 3% të kontributit social që japin ndërtuesit do të parashikohet një ndryshim. Rama tha se  po diskutohet që ndërtuesit të japin hapësira prej 3% aty ku ndërtojnë dhe jo në zonat ku duan ata.

“Mos i hyni kësaj. Janë mbledhur 100 mln në Tiranë, nga i dilni këto llogari. Mos i hyni më kësaj janë mbledhur 100 milionë për socialet në Tiranë. Nga i nxirrni këto llogari? Unë medoj që Bashkia Tiranë nuk duhet t’ju tolerojë, që t’i jepni në vend tjetër, një herë si fillim. Ky është diskutim që e kam bërë me bashkinë e Tiranës. Ju duhet t’i jepni ato 3% në vendin ku ndërtoni.  Se ca njerëz do jetojnë në qendër dhe ca të tjerë që i ka pjellë lopa dhe do rrinë në fund të botës që të kenë afër delet. Kjo nuk është e drejtë. Do ta shikojmë dhe këtë. 3% të jepet aty ku ju ndërtoni, aq sa i takon njerëzve në Tiranë të cilët duhet të përfitojnë nga ato programe. Thashë se do të thonit pse nuk na e merrni 3% tek Blloku por na e kërkoni tek Astiri. Ju thoni, fare. Kjo nuk diskutohet. Jemi për procedurat këtu jo për taksat” tha Rama.

DEBATI I PLOTE/ Ndërtuesit kërkojnë rishikim e çmimit të referencës dhe taksës 3%, Rama kundërshton kategorikisht: Nuk mund të gënjeni shtetin pa mbarim, STOP!

Ndërtuesit kërkojnë që të rishikohet taksa e strehimit social prej 3 % si dhe rishikimin e VKM për rritjen e çmimit të referencës në masën 40%. Por kjo ka hasur në kundërshtimin kategorik të kryeministrit Rama.

Në emër të ndërtuesve foli Erjon Harizi nga Shoqata e Ndertuesve te Shqiperise.

Debati i plotë mes ndërtuesit dhe kryeministrit Rama në takimin e mbajtur sot paradite me përfaqësuesit e sipërmarrjeve mbi nismën e re për rishikimin tërësor të procedurave administrative të biznesit.

Ndërtuesi, Erjon Harizi: Rritja e çmimit të referencës në masën 40% që jep pasoja në taksën e ndikimit në infrastrukturë dhe zinxhirin e taksave të bashkië së Tiranës ka rritur taksën e ndërtimit në 40% të kostos vetë në qytetin e Tiranës.

Nuk mund të bëhen ndërhyrje të tjera në mesin e vitit fiskal se nuk është llogaritur. VKM e këtij viti na ka kapur të papërgatitur dhe pothuajse e kemi të pamundur të mbarojmë biznesplanin tonë”

Jemi të penalizuar sa i takon kontributit 3% që vetëm ndërtuesi i Tiranës e paguan në Shqipëri. Deri në 2022 ka paguar nga biznesi 100 mln euro për të pastrehët. Kjo taksë që ka qenë e përkohshme duhet të shfuqizohet,  nuk mund të jetë kjo taksë e pafund dhe të rëndojë vetëm në sektorin e ndërtimit.

Edi Rama: Çfarë nuk kishit parashikuar ju, që shteti do ju thoshte që nuk mund të vazhdoni të deklaroni shitje shumë nën faktin, këtë nuk kishit parashikuar?! Kishit përgatitur një plan biznesi që do të gënjenit shtetin pa mbarim, dhe do të shisnit apartamente me 2 mijë euro dhe do i deklaronit të shitura me 850 euro? Këtë nuk e kishit parashikuar? Në plan biznesi e kishit edhe evazionin?

Nuk kishit parashikuar që shteti do të vinte momenti e të thoshte STOP! Ju ndërtoni bëni shumë mirë që e bëni por paralelisht bashkitë duhet të ndërtojnë infrastrukturën, rindërtojnë të gjithë hapësirat rreth e rrotull që nuk merrni përsipër të bëni gjë duke nisur nga Tirana. Që ju të shisni apartamente me 2 mijë – 3 mijë – 4mijë – 5 mijë euro, të shisni hapësira biznesi me 6 mijë euro – 7 – 8 mijë euro e të deklaroni atje çmime që janë larg së vërtetës nuk mund të vazhdojë. Çmimet e referencës, nuk janë vënë në mënyrë arbitrare, por në bazë të tregut.

Nuk është e vështirë të marrësh vesh sa shitet një metër katror tek Blloku dhe tek Liqeni. Është bërë një studim i thjeshtë i tregut, janë marrë çmimet reale dhe ju është vënë detyrimi që ju duhet të përgjigjeni. Çfarë nuk keni parashikuar?! Sa doni të fitoni në këtë histori?! Është e drejta juaj të fitoni sa më shumë. Kini parasysh se nuk e dëgjojmë më fare. Nuk është akoma maksimumi që duhej të vendosur. Është bërë një kohë e gjatë që është qëndruar në çmime të vjetra ndërkohë që çmimet rriten çdo javë.Është rritje që do të përfitojnë të gjithë jo vetëm ju.

Të duket shumë kontributi social 3% për çdo ndërtim?! E ke gabim. Në New York nuk ndërton dot një godinë ku të shesësh të gjithë apartamentet se nuk të lë. Të thotë kaq do shesësh dhe kaq përqind do të japësh me qira. Të detyron dhe sa duhet të lësh me qira.

Askush nuk ju detyron të ndërtoni me zor. Ndërtoni se ka interes dhe fitoni shumë dhe bravo ju qoftë. Mos hajdeni këtu të bëni si shtresë në nevojë. Ne flasim këtu për procedura ju më thoni ju kemi çuar letër. E pastaj. Çoni letër e kërkoni që shteti të mos marrë atë që u takon për njerëzit. Thoni pse shteti na kap mes vitit duke gënjyer pse nuk na lë të gënjejmë deri në fund të vitit. Kjo nuk mund të ndodhë. E di që gënjeni nga halli por vjen një moment ku shtyhet më tutje kufiri.

Edhe me këto referenca ju përsëri fitoni jo pak se ne e dimë tjua bëjmë llogaritë se kemi gjithë atë ministri financash që merret me këtë punë.

 

TRENDING

Exit mobile version