17/06/2021 , 5:03

Rama: Në 2 javët e fundit Shqipëria dhe Islanda, 2 vende me më pak raste infektimesh në Europë

Kryeministri Edi Rama këtë të martë ka bërë me dije se Shqipëria është një ndër vendet me numrin më të ulët të rasteve të reja të infektuar me Covid në kontinentin evropian.

Rama në postimin e tij shkruan se sipas të dhënave të dy javëve të fundit mësohet se ulja e rasteve të infektuara e ka klasifikuar Shqipërinë dhe Islandën si dy vendet më me pak infektimesh në kontinentin tonë.

“Në matjen globale të dy javëve të fundit për uljen e rasteve të infektimeve, Shqipëria dhe Islanda, figurojnë si dy vendet me më pak raste infektimesh në kontinentin tonë”, shkruan Rama.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin tonë ka humbur jetën vetëm një pacient i infektuar me covid-19. Ndërkohë nga 2103 testime ka rezultuar se gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar 5 persona.

Ministria e Shëndetësisë raporton se numri i të shëruarve gjatë 24 orëve është 38 persona, ndërkohë që bëhet apel për qytetarët që të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin