LAJMI I FUNDIT

Rama në Tepelenë kabinetin qeveritar, priten ndryshime në qeveri

Pa ndryshimeve të bërë në kupolën drejtuese të PS-së në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, sot dhe nesër (28-29 Korrik) kryeministri Edi Rama do të mbledhë kabinetin e tij qeveritar në Tepelenë. Sipas informacioneve, secili prej ministrave përkatës do të bëj një analizë të thellë të punës së realizuar deri më tani. Burime bëjnë me dije se pas analizës dy ditore në kabinet, nuk përjashtohet mundësia që kreu i qeverisë të vijoj me të tjera ndryshime. Kjo u paralajmërua edhe nga kryeministri Rama në mbledhjen e Asamblesë, ku burime thanë se kryesocialisti kishte deklaruar se ‘me qeverinë do merrej gjatë mbledhjes në Tepelenë’. Të gjithë ministrat kanë konfirmuar pjesëmarrjen, përveç ministres së Arsimit, Evis Kushi. Në vend të saj do të shkojë zv.ministrja Albana Tole. I gjithë Sekretariati i PS u shkarkuar në Asamblenë Socialiste dhe në shtator një Kongres i jashtëzakonshëm do të zgjedhë emrat e rinj. Damian Gjiknuri është shkarkuar dhe përkohësisht në vend të tij si numri 2 i PS është komanduar Blendi Klosi. Kreu i ri i grupit parlamentar do të jetë Bledi Çuçi

TRENDING

Exit mobile version