NTV
No Result
View All Result
27/02/2021 , 10:05
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
27/02/2021 , 10:05
NTV
No Result
View All Result
Home Politike

Rama: Paga minimale do të rritet çdo vit! Sa parashikohet rritja e ekonomisë përgjatë këtij viti

by Ballhysa
04/02/2021 , 13:20
Rama: Paga minimale do të rritet çdo vit! Sa parashikohet rritja e ekonomisë përgjatë këtij viti
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama premtoi se vitet e ardhshme do të ketë sërish rritje të pagës minimale, e cila këtë vit ka shkuar në 300 mijë lekë.

“Sot që flasim kemi hyrë në vitin e parë me një pagë minimale 300 mijë lekë, por s’bëhet fjalë që ne të kërkojmë nga ata që marrin këtë pagë që të jenë të kënaqur e të mos kërkojnë më shumë, por sistemi që po ngremë, zgjerimi i bazës, do të bëjë që paga minimale të shkojë duke u rritur çdo vit”, tha kreu i qeverisë.

Më tej, kryeministri u ndal tek ekonomia, duke thënë se raporti i Standard&Poor parashikon një rritje prej 4-5%. Sipas Ramës, ekonomia shqiptare i ngjan një kantieri ndërtimi, ku “sot ka infrastrukturë nëntokësore të ndërtuar, ngrehina që po dalin hap pas hapi mbi sipërfaqe, po hidhen katet, po shkohet te çatitë”.

“Dëmet janë të mëdha nga tërmeti dhe pandemia, që impaktojnë jo thjesht ekonominë, por mund të kenë pasoja që shtrihen në vetë organizmin e sistemit demokratik. Kemi një lajm tjetër paralelisht me këtë, që na flet për ekonominë, për atë ekonomi që, dua të jem shumë i qartë, jam më i pakënaqur ndër ju, sepse potenciali është aty dhe puna për t’u bërë është shumë e madhe. Por, raporti i Standard&Poors konfirmon qëndrueshmëri për Shqipërinë, gjë që nuk ndodh me plot vende të tjera. Ky raport parashikon një rritje ekonomike shqiptare me rreth 4-5%, nëse s’do të kemi një valë tjetër infektimesh, që do të na detyrojë të mbyllemi. Çështja kryesore e një vendi nuk është sa e ka borxhin, por sa fuqi ka ta financojë borxhin.

Japonia e ka 200% borxhin, por kjo nuk e pengon Japoninë të shohë një perspektivë të qëndrueshme. Janë vënë bazat, që nuk kanë qenë kurrë më parë, dhe situata sot në Shqipëri është njësoj si situata e një kantieri ndërtimi. Aty ku deri dje kishte rrënoja, baltë, llucë, terren të paqëndrueshëm, që kërkonte ndërhyrje për t’u veshur me shtresa speciale, sot ka infrastrukturë nëntokësore të ndërtuar, ngrehina që po dalin hap pas hapi mbi sipërfaqe, po hidhen katet, po shkohet te çatitë. Është një lagje e banueshme ajo në Thumanë, në Fushë Krujë, në Vaqarr, te ‘5 Maji’? Jo, absolutisht jo, por perspektiva është aty dhe nuk ka kohë për pushim, për gjumë. Duhet punë që të mbarojë i gjithë projekti dhe njerëzit t’i banojnë këto lagje.

Këto do të bëjnë ekonominë tonë në vitet e ardhshme, që do të ketë shumë për të dhënë për të gjithë ne. Kjo sjell modernizim të sistemit fiskal dhe një rritje të të ardhurave për arkën e përbashkët mbi 30%. Në fund të ditës nuk është çështja sa paguajnë ata që paguajnë taksa, por sa ne arrijmë që edhe ata që janë mësuar të mos paguajnë, apo ata që i ikin detyrimeve, të paguajnë pjesën e tyre të detyrimeve, dhe të zgjerohet baza fiskale pa rritur taksat. Flasim për një vend që ka bërë zero taksën mbi biznesin e vogël, zero TVSH mbi biznesin deri në 100 mijë dollarë. Flasim për një vend që ka një sistem taksimi progresiv, që kush fiton më pak, paguan më pak, dhe kush fiton më shumë, paguan më shumë. Kjo është sfida jonë e mëtejshme”, u shpreh ai.

Tags: Edi Ramakryesore

Related Posts

“Ja plani i Bashës për integrimin në BE”, Tabaku: Rama ka dështuar me gjithçka! Kemi marrëdhënie të shkëlqyera me LSI
Politike

“LSI pjesë e frontit, mospërfshirja në listë për të maksimalizuar votën”/ Tabaku: E gjithë opozita bashkë për të larguar të keqen!

26/02/2021 , 15:20
Rama: Synojmë të heqim taksën edhe për pagën 40 mijë lekë! do shikojmë mundësinë për rritje të pensioneve
Politike

Rama: “Të tejkalosh Suden kurajë e madhe”, E finalizojmë këto ditë

26/02/2021 , 15:11
“Në Elbasan njerëzit blejnë me lista”/ Gazment Bardhi: Pas 8 vitesh dështim, duhet ndryshim!
Politike

“Në Elbasan njerëzit blejnë me lista”/ Gazment Bardhi: Pas 8 vitesh dështim, duhet ndryshim!

26/02/2021 , 14:52

Recent Posts

  • Durrës/ Lëvizte me makinën e vjedhur, arrestohet autori
  • Sarandë/ Shkrumbohet nga flakët një makinë
  • Kapen me mbi 1kg kokainë, arrestohen dy persona në Tiranë
  • “Kur do të martohesh?” Dojna Mema zbulon planet e së ardhmes me Vlashent Satën: Nuk lëviz nga mami im, nëse…!
  • Greqia ashpërson masat në Kakavijë, zgjatet karantina, do lejohen të kalojnë vetëm 400 shqiptarë në ditë

Kategorite

  • Aktualitet (1,945)
  • Bota (1,946)
  • DOSSIER (16)
  • Ekonomi (237)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (123)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (301)
  • Kronike (720)
  • kryesore (3)
  • Kulture (57)
  • LAJMI I FUNDIT (95)
  • Lifestyle (656)
  • MEMORIE (29)
  • Moti (118)
  • OPINION (41)
  • Pinknews (1,339)
  • Politike (930)
  • Rajon (175)
  • REAGIM (121)
  • Shendeti (440)
  • Shkrime (14)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (74)
  • Sport (393)
  • Videonews (372)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*Duke u regjistruar ne kete website pranoni Kushtet dhe Politikat e Privacise
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!