17/06/2021 , 1:15

Rama paralajmëroi ndërhyrje me “dorë të hekurt”, pranga ndërtuesit pa leje në Himarë, nën hetim 6 të tjerë

Vlorë – Një 37-vjeçari i janë vënë prangat nga policia e Vlorës për shkak se është kapur duke ndërtuar dy objekte pa leje në zonën e Lukovës në Himarë. I arrestuari është R. Ç.

Ndërkohë policia e Vlorës raporton se po ashtu për të njëjtën akuzë janë proceduar penalisht edhe 6 persona të tjerë.

Kujtojmë se ishte vetë kryeministri Edi Rama i cili nga Shëngjini paralajmëroi ditën e djeshme se nga java tjetër do të nisi një aksion për të pastruar bregdetin nga ndërtimet pa leje. Rama ka shtuar se nuk do të tolerohet askush dhe shkelësit i pret burgu.

Njoftimi i policisë:

Në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, kanë evidentuar dhe goditur 5 raste të ndërtimeve të paligjshme. Si rezultat është arrestuar në flagrancë:

R. Ç., 37 vjeç, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar dy objekte në fshatin Lukovë, Himarë, pa lejen e organeve përkatëse.

Si dhe janë proceduar penalisht shtetasit:

A. L., D. L., A. L. (vëllezër), pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar një objekt në fshatin Radhimë, Orikum, pa lejen e organeve përkatëse;

F. I., pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar një objekt në fshatin Radhimë, Orikum, pa lejen e organeve përkatëse;

S. M., pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar një objekt në fshatin Lukovë, Himarë, pa lejen e organeve përkatëse;

G. H., pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar një objekt në lagjen nr. 3, Ksamil, pa lejen e organeve përkatëse.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin