LAJMI I FUNDIT

Rama: Planeti non grata lëshon mbetje toksike në ajër

Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit duke u ndalur te rezoluta e paraqitur nga opozita për Kosovën, nuk u kursye me ironitë. Rama tha se ishte momenti i tij për të thënë troç gjërat që mendon për Kosovën, ndërsa shtoi se propaganda e opozitës nga ai që e cilësoi si ‘planeti non-grata, ka lëshuar sipas tij mbetje toksike në ajër’. “Sot jemi ftuar në një mocion me debat nisur nga një draft-rezolutë e depozituar në Kuvendin e Shqipërisë, që doli nga i njëjti oxhak i tymit patriotik fill pas rezolutës së Kosovës, për vrasjen tragjike të policit Afrim Bunjaku, nga një grup kriminal serb. Kuvendi i Kosovës është jo vetëm në një drejtën e saj, por të miratojë rezoluta të kësaj natyre, që i drejtohen fuqive ndërkombëtare. Po Kuvendi i Shqipërisë, vend anëtar i NATO-s, vend kandidat që negocion anëtarësimin në BE, që ka ulësen, të gjitha rrugët e komunikimit, ambasadorët e vetë, kujt ia drejton një rezolutë si ajo që u propozua. Cila parlamente të vendeve anëtare të NATO-s, apo kandidate të BE të miratojnë rezoluta të tilla, drejtuar botës apo organizatave të komunitetit Euroatlantik. Cili është qëllimi i një nisme të tillë! Përtej audiencave. Draft-rezoluta të tilla shfaqen si propagandë kundër qeverisë dhe herë kundër viktimave të Milosheviçit. Në cilin planet duhet të kërkojmë për ta përshtatur këtë kategori mocionesh për debat, dhe me sherrnajë pararendëse si ajo e barrikadave trupore të seancë së shkuar me akuza për tradhti dhe tradhtar. Botës demokratike jo një herë. Fatmirësisht dhe fatkeqësisht bota nga vijnë këto shkulmë dëshpërimi ekstrem, i përket një planeti tjetër që ka marrë botërisht së fundmi, planeti non-grata. E ka marrë emrin nga burimi i së keqes, që ka helmuar politikën shqiptare dhe ka atrofizuar organizmin, në pikën pa kthim. Planeti në fjalë lëshon mbetje toksike, përveç zërave të çjerrë. S’e mbrojmë dot shëndetin e politikës parlamentare nga ky helm. Në fund të fundit, ky është rasti që të shtjellojë gjerësisht dhe troç të vërtetat e mija për Kosovën në udhëkryqin e saj, duke u nisur nga agresioni në Banjskë.”, tha Rama.

Draft-rezoluta për Kosovën, Rama-opozitës: Shqipëria si vend anëtar i NATO-s, kujt ja drejton?! Propagandë ‘kinse patriotike’

Kryeministri Edi Rama foli nga foltorja për draft-rezolutën për të cilën ranë dakord të dyja palët politike pasditen e djeshme. Rama theksoi se kjo draft-rezolutë i takon vetëm Kuvendit të Kosovës për t’ja drejtuar ndërkombëtarëve, por jo Shqipërisë e cila sipas tij është vend i NATO-s, është vend kandidat në BE dhe ka të gjitha rrugët e komunikimit me botën demokratike. “Sot jemi ftuar në një mocion me debat nisur nga një draft-rezolutë e depozituar në Kuvend që doli nga i njëjti oxhak i tymit patriotik, kinse patriotik, fill pas rezolutës së Kuvendit të Kosovës mbi ngjarjen tragjike ku u vra polici Afrim Bunjaku nga një grup kriminal serb. Kuvendi i Kosovës është jo vetëm në të drejtën, por edhe në të detyrën e tij të miratojë rezoluta të kësaj natyre të cilave u drejtohen organizmave ndërkommbëtare ku Shqipëria nuk bën pjesë.  Pyes, Shqipëria një vend kandidat për në BE, që ka ulësen dhe të gjitha rrugët e komunikimit me botën demokratike dhe ambasadorët e vet, kujt ja drejton një rezolutë si ajo që na u propozua. Cilat parlamente të vendeve anëtare të NATO-s miratojnë rezoluta të tilla, drejtuar botës? Ndërkohë që janë pjesë e tij, cili është qëllimi i një nisme të tillë?! Përtej propagandës kinse patriotike, draft-rezoluta të tilla shfaqen si dru për oxhakun kundër qeverisë, herë si politikë ditore e herë si thirrje në skenë të viktimave të Enverit për të luftuar me qeverinë në Parlamentin e shekullit 21.  Në cilin planet duhet të kërkojmë për ta përshtatur këtë kategori mocionesh me debate dhe me sherrnajë pararendëse si ajo e seancës së shkuar me akuza për tradhëti, botës demokratike jo njëherë. Këto shkulme dëshpërimi politik ekstrem që ka marrë dhe emrin e vet të vërtetë, planeti non grata, e ka marrë emrin nga e keqja e vjetër që e ka helmuar politikën shqiptare në pikën pa kthim të humbjes së logjikës ndërkohë që planeti në fjalë lëshon pafund toksicitet në ajër, ne s’mund ta mbrojmë shëndetin e demokracisë paralamentare nga helmet që lëshohen këtu, Ne mund të themi vetëm fjalën tonë të lirë, siç do bëjmë dhe sot”, tha Rama. Numri një i qeverisë duke e trajtuar në mënyrë kronologjike foli më konkretisht për sulmin në Banjskë dhe të gjitha zhvillimet e mëtejshme. “Në fund të fundit, edhe për mua është rasti që t’i shtjelloj gjerësisht dhe troç të vërtetat e mia për Kosovën, duke u nisur sigurisht nga agresioni kriminal i Banjskës. Ai agresion nxorri thonjtë e krizës së Kosovës dhe ia nguli m’u në fyt dialogut dhe shtet-njohjes përfundimtare të Kosovës, shfaqja e përhijes të së shkuarës me armë e formacione ushtarake, armatimë të trafikuara për sulm ishte si kronika e zezë e një vdekjeje. Lajmi i vrasjes së efektivit ishte si një bombë që shpërtheu me forcën tronditëse të një sinjali, të përshkallëzimit të konfliktit në atë skenë. Ndez llampën e vjetër të krizës ballkanike në sytë e botës demokratike.  Zhvillimi i mëtejshëm ishte tejet provokues. Fundi ishte shembullor, falë forcave të Kosovës që neutralizuan zgjatjen e paparashikueshme të konfliktit duke iu përgjigjur provokimit djallëzor. Epilogu i ngjarjes, shpallja e zisë kombëtare e Beogradit për kriminelët pasi i morën jetën një polici ishte shëmbëlltyra e gjallë e hijes së të shkuarës, e cila bashkëjeton me Serbinë që prej disfatës finale të 1999-ës si hija që e ndjek njeriun sa fillon dita”, u shpreh kryeministri.

 

TRENDING

Exit mobile version