Rama porosi strukturave: Zonat turistike janë si drita e syve për Shqipërinë! Është e papranueshme që rrugët të jenë zona me rrezik të lartë

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Bredshëm, Bledi Çuçi dhe ajo e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe ai i Turizmit, Blendi Klosi ka folur për mbrojtjen e Territorit dhe zbatimin rigoroz të Kodit Penal për aktivitetet e paligjshme.

Gjatë fjalës së tij Rama tha se çdo ndërtim pa leje është një kosto e përbashkët për të gjithë vendin nesër, ndërsa shtoi se nuk mund të lejohet asnjë milimetër i këtij vendi që të shfrytëzohet pa leje.

Teksa tha se policia e Shtetit duhet të veprojë dhe nuk duhet të lejojë ndërtime pa leje, sidomos në zonat turistike që janë si ‘drita e syve’ për Shqipërinë.

Rama: Çdo ndërtim pa leje sot rrit në mënyrë të ndjeshme kostot e përbashkëta nesër. Duke cenuar pronën publike apo private, planet e zhvillimit, buxhetin e shtetit, pasi vetvetiu kthehet në një çështje speciale apo financiare, si rezultat i inercisë së një procesi legalizimesh që nuk ka për të përfunduar kurrë nëse nuk vihet pika në fund.

Kemi ndërtimet me leje që bëhen vatra abuzimi, ku mbi lejen e dhënë ndërtohen volume të tjera dhe krijohen deformime të mëdha në kosto për komunitetin, zhvillimin dhe të ardhmen.

Që Policia e ka kapacitetin ta kontrollojë territorin në çdo centimetër këtë e tregon një fakt i thjeshtë, sa i thjeshtë dhe e sakëlldisës. Kur vjen puna për një mur, çati, avlli në fund të botës, në zona rurale të thella gjendet polici që shkon atje dhe i kërkon llogari një fshatari, por kur vjen puna te abuzimet në zona turistike, në buzë të rrugës, që nga Velipoja deri në Sarandë çuditërisht nuk gjendet, i njëjti polic i zellshëm.

Ne sot na intereson të fokusohemi te fakti që Policia i ka të gjitha kapacitet për t’u bërë mburojë e Republikës së Shqipërisë në të 28 mijë km2 të saj në raport me këtë krim është që i sanksionuar si i tillë në ligjet tona.

Çdo krim ndaj territorit duhet të jetë për Policinë i barasvlershëm me çdo aspekt tjetër prioritar i luftës së Policisë, që nga krimi i organizuar, korrupsioni dhe trafiku i lëndëve narkotike. Kjo duhet përcjellë në të gjithë strukturën. Nuk mund të vazhdojë të tolerohet një situatë e tillë.

Zonat turistike janë si drita e syve për Shqipërinë! Janë baza e zhvillimit në funksion të të ardhmes dh ne nuk mund të pranojmë inercinë e një kontrolli, që nëse e kthejmë kokën mbrapa nuk ka të krahasuar me 6-7 vite më parë, por nëse shohim në të ardhmen është i papranueshëm nga dobësia.

Është e papranueshme që rrugët kombëtare në segmente të caktuara të jenë qartazi zona me rrezik të lartë për shkak se në anë të tyre zhvillohen aktivitete pa asnjë lloj respekti për një mbrojtje minimale të atyre që qarkullojnë. Vazhdon të ketë zona mes aktivitetit X të lejuar me leje kundër ligjit prej vitesh më parë, sot vendosen materiale ndërtimi, varreza makinash, fidanishte, lavaman, vaska dhe asnjë lloj respekti për sigurinë rrugore, mjedisin dhe imazhin e kësaj Shqipëri turistike.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin