17/06/2021 , 3:44

Rama: Prioritetet e Shqipërisë për misionin historik të saj në OKB

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të premte prioritetet e Shqipërisë për misionin historik të saj në OKB.

Rama ka zgjedhur që këto prioritete t’i sjellë përmes zërit të të rinjve në vidoen e publikuar në profilin e tij.

Këto prioritete mes të cilave janë të drejtat e grave, të drejtat e njeriut, bashkëjetesa fetare, kushtet klimatike, Rama ka zgjedhur që t’i thotë nëpërmjet zërit të të rinjve.

“Mirëmëngjes dhe me prioritetet e Shqipërisë për misionin historik të saj në OKB, të rrëfyera nga të rinjtë që përfaqësojnë vendin tonë në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për çështjet e rinisë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin