Politike

Rama-qytetarëve: Mos vendosni kondicionerë, do ju vendosim panele diellore

Kryeministri Edi Rama kërkon nga qytetarët që të mos nisin me punime brenda apartamenteve të dhuruara nga qeveria. Në Shijak, ai u tha të pranishmëve që të mos shpojnë muret për kondicionerë pasi Qeveria do vendosë panele diellore për to.

‘Do ju lutesha që të mos fillojmë të shpojmë murin për kondicionerë, se kryetari i Bashkisë bashkë me ne, do të vëmë panele diellore për ju që çmimi i energjisë të jetë më i ulët për ju’– tha Rama.

Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në Shijak, aty ku ndoqi nga afër hedhjen e shortit për të përcaktuar shkallën e katin e apartamentit, në 31 pallatet e reja, ku do të akomodohen brenda nëntorit 637 familje të qytetit.

TRENDING

Exit mobile version