Politike

Rama sot në Gjermani, nënshkruhen tre marrëveshje

BERLIN- Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare drejt Gjermanisë, me ftesë të Kancelarit Gjerman Olaf Shcolz, ku do të mbahet në Kancelarinë Federale një takim në kuadër të procesit të Berlinit, për Ballkanin Perëndimor. Liderët e Ballkanit Perëndimor do të nënshkruajnë tre marrëveshje, që do të jenë për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, të diplomave universitare dhe të kualifikimeve profesionale. Një fokus në samit do të marrë edhe kriza energjetike. Samiti do të nisë në orën 09:00, ndërsa përveç gjashtë liderëve të Ballkanit Perëndimor, pritet të marrë pjesë edhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen, si edhe Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel.

Lajm në përditësim…

TRENDING

Exit mobile version