Politike

Rama takim me peshkatarët në Durrës

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me peshkatarët.  Kreu i qeverisë u ndal tek zhvillimet që janë bërë në sektorin e peshkimit për të cilin tha se ky sektor është rilindur. Rama u shpreh se ky sektor ka qenë krejtësisht i braktisur dhe i shkatërruar.

‘Ju binte më lirë të ngarkonit anijet me naftë në Itali dhe më pas të vinit të peshkonit. Rreth 90% ishit informal, kjo pasi nuk kishit asnjë shans që t’i mbijetonit formalizimit me atë braktisje totale. I gjithë volumi i punës së jashtë zakonshme përkthehej në diçka në midis 20-35 milionë euro eksporte. Ambicia është për të bërë shumë më tepër. Shqipëria është të shkojmë në 1 miliard euro eksporte.’- u shpreh Rama.
Rama: Brenda javës do të vendoset një çmim unik për naftën për të gjithë peshkatarët! Kush nuk e bën të dorëzojë depozitat
Kryeministri Edi Rama në një takim me peshkatarët në Durrës u shpreh se brenda javës do të vendoset një çmim unik tavan për naftën për të gjithë peshkatarët në vijën e bregdetit shqiptar.

‘Do vendoset një çmim unik tavan për të gjithë peshkatarët në të gjithë vijën e bregdetit i detyruar dhe askush nuk do të bëj dot asnjë qindarkë lëvizje nga ky çmim por do t’i shërbeje peshkatarëve pa asnjë lëvizje nga çmimi i detyruar tavan. Këtu nuk mund të ketë vend që të nxjerrin fitime nga djersa juaj duke bërë xhibla me furnizimin. Nuk do ta lejojmë të ketë një dallim mes një furnitori apo një tjetri. Të gjithë furintorët e naftës për peshkimin do ta kenë çmimin njëlloj të vendosur nga Ministria e Bujqësisë dhe kjo do të behët brenda javës. Kush nuk e bën do të detyrohet që të dorëzojë depozita.’- u shpreh Rama.

 

TRENDING

Exit mobile version