Rama takim me Yuri Kim në rezidencën e Ambasadores Amerikane

Kryeministri Edi Rama dhe ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim kanë zhvilluar mbrëme pak para mesnatës një takim  në rezidencën e ambasadores amerikane në Tiranë.

Nuk dihet se cilat ishin temat e bisedës mes kryeministrit Rama dhe ambasadores Kim, ndërsa theksojmë se ky është takimi i parë që ambasadorja Yuri Kim dhe Rama po zhvillojnë pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Më herët DASH shpalli ‘non grata’ Sali Berishën, vendim për të cilin kryeministri Edi Rama nuk ka dhënë asnjë qëndrim, ndërsa pas 5 ditësh në Kuvend do të diskutohet shkarkimi i Presidentit Ilir Meta, i cili sulmet ndaj SHBA-së dhe ndaj Yuri Kim i ka pasur të shumta.

Kryeministri Edi Rama përfundoi dje edhe një vizitë zyrtare në Turqi, ku u arritën disa marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi në fushën e teknologjisë, shëndetësisë, kulturës, arsimit dhe turizmit.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin